TIRANE- Disa ditë pas debateve për këndin e lojërave “7 Xhuxhat” në Tiranë, drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, ka reaguar. Sipas prof.Apollon Baçes, ky kënd lojërash nuk ka pse të jetë në listën e Monumenteve të Kulturës, ndërkohë që tashmë është i braktisur. Nga ana tjetër, ai i ka akuzuar anëtarët e Forumit të Trashëgimisë, se e ngrenë zërin vetëm për monumente prej betoni dhe jo ndaj shkatërrimit të afreskeve e kishave. “Pyes veten përse ankohen të gjithë për betonat, kur gjendja e kishave ose afreskeve është shumë e keqe. Zoti Lame duhet të ketë një fiksim pas betonave”, - ka thënë Baçe në media. Në fund, ai ka ftuar Artan Lamen dhe anëtarë të tjerë të Forumit të Trashëgimisë Kulturore të ulen në një tryezë me të për të bashkëpunuar në mbrojtje të monumenteve. E menjëhershme ka qenë përgjigjja e Artan Shkrelit dhe Auron Tares për këtë ftesë. Shkreli ka thënë dje për “GSH”, se Forumi nuk ankohet për arkitekturën e re, të cilën sipas tij, IMK-ja s’e njeh. “Baçe, nuk ka kulturën e duhur të arkitekturës bashkëkohore, as ekspertizën në institut për të, ndaj edhe bën prononcime që janë gafa të mëdha”. Ndërsa, sa u takon objekteve për të cilat Forumi i Trashëgimisë ka ngritur zërin, Shkreli kujtoi se shembulli i fundit është dëmtimi i afreskeve në kishën e Valshit në Elbasan. “Ministria e Kulturës ia fshehu publikut krimin e rëndë dhe alarmin e dhanë anëtarët e Forumit, që kërkuan dorëheqjen e ministrit dhe drejtorit të trashëgimisë. Ne ngritëm zërin edhe për dëmtimin e basorelievit të Arkanegjëllit Shën Mëhill në Kepin e Rodonit”, - tha Shkreli. Sipas tij, Baçe nuk zgjodhi të mbrojë trashëgiminë, as arkitekturën moderne, por preferoi të lëpinte sahanët e pushtetit abuziv. I pyetur se si i përgjigjet ftesës për bashkëpunim, Shkreli tha: “Do ta pranonim me gjithë qejf këtë ftesë nga drejtori në ardhje i këtij institucioni dhe jo nga ai në ikje, i cili nuk u është përgjigjur kurrë ftesave që i kemi bërë atij”. Baçe bëhet grotest kur kërkon t’i heqë nga zona e mbrojtur pasi vetë, dikur e ka futur atë park në listën e monumenteve. Çfarë kredibiliteti mund të ketë ai, pyet Shkreli. Ndërkaq, anëtari tjetër i Forumit të Trashëgimisë, njëherazi deputet i PS, Auron Tare u shpreh se “deklarata e Drejtorit të IMK-së nuk ka nevojë për shumë koment. Përfaqësuesi më i lartë i Trashëgimisë e tha vetë publikisht se situata e Trashëgimisë Kombëtare është në gjendje katastrofale”. Sipas Tares, Forumi i Trashëgimisë ka vite që tregon me gisht të gjitha dëmtimet që i janë bërë kësaj trashëgimie me firmat e zyrtarëve të shtetit apo të specialistëve përkatës dhe IMK ka heshtur apo ka bërë sikur nuk ka dëgjuar. “Për sa i përket bashkëpunimit në të ardhmen? Forumi i Trashëgimisë i uron Drejtorit të IMK-së pleqëri të mbarë dhe deklaron se çdo zyrtar i këtij institucioni që ka abuzuar me Monumentet e Kulturës do të përballet me drejtësinë”, - përfundoi ai. (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb) |
DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
09 agosto 2013
Baçe fton Forumin e Trashëgimisë për sugjerime
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento