05 agosto 2013

Dardha, destinacioni i verës rruga për atje është një gjarpërim mbi kodrina të buta, që ashpërsohen gradualisht, deri sa përfundojnë në male, mbushur me bimësi e pemë.


Fshati turistik i Dardhës ndodhet rreth 20 km larg Korçës dhe, e gjithë rruga për atje është një gjarpërim mbi kodrina të buta, që ashpërsohen gradualisht, deri sa përfundojnë në male, mbushur me bimësi e pemë.

Si shumë fshatra të tjerë, në juglindje të vendit, Dardha ka shtëpitë karakteristike, të ndërtuara me pllaka guri, rrugicat me kalldrëm, portat e zbukuruara me motive artistike e oborret plot me lule.

Të jetosh në Dardhë mund të konsiderohet një bekim, siç pohojnë banorët e zonës, por edhe ta vizitosh Dardhën është një kënaqësi e vërtetë, që duhet provuar të paktën një herë në jetë.

Ndër vite, banorët i janë larguar fshatit, por turistët,
Turizmi
Ura e Goricës, drejt rrënimit
Na ishte njëherë Patoku...
Si të ruheni nga hajdutët
çdo ditë e më tepër, gjallojnë rrugët e fshatit. Përveç vizitorëve nga e gjithë Shqipëria, fshatit nuk i mungojnë as turistët e huaj.

“Ne nuk duam hotele, por duam të njihemi me shqiptarët, duam të jetojmë me banorët e këtij fshati, prandaj po qëndrojmë në një shtëpi këtu”, thotë Linda Zuppiroli, turiste e huaj.

“Erdha këtu, sepse doja të qetësohesha, jo në të nxehtë, sepse në det është shumë nxehtë. Këtu natën flihet mirë dhe pastaj për të bërë shëtitje në male. Sot kemi shëtitur për tre orë këtu, kjo më pëlqen nga Dardha, që i ngjan fshatrave malorë në Itali. Është hera e parë që vij këtu, por mund të rikthehem sigurisht”, thotë një tjetër turist i huaj, Enrico Rizzi.

Karakteristikë e kuzhinës dardhare është lakrori me dy petë që, bashkë me rakinë e kumbullës së egër, përbëjnë dy specialitetet karakteristike të zonës. Dardha ka kryesisht turistë ditorë dhe banorët e përhershëm të saj janë shumë pak.

Por, ata që nuk e braktisin asnjëherë janë më të moshuarit, të cilët pavarësisht se janë larguar për të jetuar jashtë Shqipërisë, rikthehen atje sërish.

Për të mbajtur gjallë kulturën dardhare, më të vjetrit kanë krijuar brenda shtëpisë një muze modest, që tregon kontributin familjar në kulturën shqiptare. Banorët kanë kuptuar se perspektiva e fshatit qëndron te turizmi, prandaj kanë përshtatur ambientet e banesave të tyre për t’ua vënë në dispozicion turistëve. / Top Channel

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate