Ky vendim është shpallur menjëherë në fletoren zyrtare ku theksohet se dhënia e objektit në përdorim është bërë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 3, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të nenit 901 e vijues, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve dhe të ministrit të Mbrojtjes.
Në vendimin e marrë konkretisht shkruhet: Këshilli i ministrave vendosi: “Dhënien në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të objektit “Tuneli i nëndetëseve” dhe të truallit funksional të tij, me sipërfaqe 15 859 (pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e nëntë) m², pjesë e pronës nr.959, me emërtim “Ish - Brigada e Nëndetëseve”, me vendndodhje në Palermo, Himarë, për një periudhë 20-vjeçare, sipas plan-vendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për ta përdorur për realizimin e projektit të muzeut “Panorama e Luftës së Ftohtë””.
Poshtë këtij vendimi është cituar se “Ministrisë së Kulturës i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi”.
Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 01.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/ministrise-se-kultures-i-jepet-tuneli-i-porto-palermos-per-muze-169993.html#sthash.nHUf58up.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento