05 agosto 2013

Dikur ishte një nga zonat më të pëlqyera për plazh, ndërsa sot është shndërruar në një lagunë


Dikur ishte një nga zonat më të pëlqyera për plazh, ndërsa sot është shndërruar në një lagunë.

Bëhet fjalë për Patokun, një perlë natyrore, e cila vjen në shërbim të të apasionuarve pas lagunave, apo edhe atyre që dëshirojnë të shijojnë freskinë e produkteve të detit. E nuk janë të paktë vizitorët që, veç natyrës, thonë se shijojnë ushqimin e kësaj zone.

Por, në Patok, që ndodhet vetëm 6 km nga autostrada Tiranë - Kurbin, dikur ka gjalluar edhe plazhi dhe numri i turistëve, që e kanë vizituar, ka qenë mjaft i lartë.
Turizmi
Ura e Goricës, drejt rrënimit
Dardha, destinacioni i verës
Si të ruheni nga hajdutët

Kjo ndryshoi në vitet e para të demokracisë, kohë kur një kthim i grykëderdhjeve të lumit të Drojës dhe Matit, e shndërruan këtë zonë në një lagunë.

Ndërsa, duke parë në brigjet e Patokut, ata që nuk e kanë njohur, e kanë të vështirë të besojnë se këtu ekziston edhe mundësia për plazh.

Gjatë një udhëtimi me varkë, syri lehtësisht të zë disa ndërtesa, të cilat janë dëshmi e të shkuarës së artë të plazhit të Patokut.

Pas 15 minutash, mbërrin në bregun tjetër, atje ku brezi ranor vërteton ekzistencën e këtij plazhi, por që grykëderdhjet e lumenjve e kanë shndërruar në një zonë me prani të lartë të mbetjeve të drunjta.

E megjithatë, me një ndërhyrje shumë të vogël, ky brez ranor mund të ishte një destinacion i këndshëm për pushuesit ditor. Por, për të arritur këtë, fillimisht duhet që për vizitorët të krijohet mundësia e lëvizjes me varkë, ose në mënyrë tokësore.

Dikur ka ekzistuar një urë e drunjtë, por sot ajo është e shkatërruar, ndërsa banorët e zonës, të cilët e shfrytëzojnë për plazh këtë pjesë, arrijnë atje vetëm nëpërmjet varkave.

Ndonëse hapësira është e vogël, me një sipërmarrje për pastrimin e saj, e cila do kërkonte vetëm pak angazhim, atëherë Patoku do të ofronte edhe plazhin dhe lagunën. / Top Channel

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate