03 aprile 2013

Turizmi Shqitare statistika në 2012, 24 mln euro më pak, Turistët shpenzuan më pak


Published on Apr 3, 2013
TIRANE - Shifrat më të fundit të të ardhurave nga turizmi, të pasqyruara në statistikat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, flasin për atë, qënë Shqipëri po mbizotëron "turizmi i varfër". Sipas këtyre statistikave, vitin e kaluar nga turizmi janë siguruar 1 miliard e 145 milionë euro të ardhura. Por, një vit më parë, kjo shifër ishte afro 1 miliard e 170 milionë euro.

Pra, rënia ka qenë në masën 24 milionë euro, ndonëse nga dikasteret e tjera është regjistruar një numër më i madh turistësh të hyrë në Shqipëri më 2012-ën, krahasuar me vitin e mëparshëm. Por kjo duket se është tendencë e konsoliduar. Në vitin 2010 shifra e të ardhurave nga turizmi ishte 1 miliard e 227 milionë euro, pra një vit më pas ulja ka qenë 57 milionë euro. (ad.ti/shqiptarja.com)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate