06 aprile 2013

Durrës, dëmtohet bazilika 1500 vjeçare në Gjuricaj të Ishmit prill 2013


Arkeologët kërkojnë ndihmën e banorëve për ta mbrojtur
05 prill 2013 11:47
Është 1500 vjeçare dhe hajdutët e vizitojnë herë pas here. 
Struktura murale është dëmtuar. 
Kolllonat e mermerta janë rrëzuar. 
Bazilika mesjetare në fshatin Gjuricaj të komunës Ishëm në Durrës po humbet identitetin e saj. 
Eda Çekrezi, arkeologe pranon gjendjen, dhe rendin edhe faktoret e shkaterrimit
Inventari arkeologjik i kësaj qendre historike është i pasur.
Gjatë gërmimeve të para u gjeten materiale me vlera të rralla te cilat tregonin per nje qendër te rëndësishme tregtare ne lidhje lidhje me portin e Shufadasë, rreth 8 km më larg derdhjes të lumit Ishëm.
Por per te mbrojtur e ruajtur kete pasuri historike, Çakrezi kerkon ndihmen e cdo banori. 
Për turistët, kjo bazilikë që daton që nga shekulli i 5-6- të dhe e zbuluar në vitin 1980, është e panjohur. Aktaulisht ajo vizitohet vetëm nga bagëtitë e banorët e zonës. Për pranine e bazilikes, ende mungojnë tabelat treguese përgjatë aksit rrugor. Specialistët justifikohen me grabitjet apo dëmtimin nga banorët e zonës. 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate