Transferte nga Tirana per ne Elbasan dhe me pas per ne Gramsh. Pas nje pushimi te shkurter per kafe ne Gramsh do te vazhdojme rrugen per ne fshatin e Sotires nga ku dhe do te fillojme ecjen tone per tek ujvarat. Ecja deri tek Ujvarat eshte relativisht e lehte. Shtegu ndjek luginen qe fillon nga fshati dhe mbyllet te Ujvarat. Mbas mberritjes te Ujvarat, zbritjes poshte dhe fotove te zakonshme ne kembe te ujvarave do te fillojme dhe pergatitjen e barbekyse. Mbas pushimit dhe barbekyse do te kthehemi ne fshat neper te njejtin shteg.E gjithe ecja do te shkoje rreth 2-3 h (vajtje-ardhje). Mbas nje pushimi te vogel ne fshat do te nisemi per ne Tirane. Mberritja ne Tirane do te jete nga darka.
Takimi ne oren 8.00 am mbrapa pallatit teKongreseve tek Play bar
Ps: Ky aktivitete eshte i pershtattshem per femijet nga 6-12 vjec si dhe per te rritur qe duan te fillojne levizjet ne natyre... :) Meqe kohet e fundit temperaturat jane ngritur mos harroni te merrni me vete kapele,syze dielli, krem kundra diellit, uje dhe ndonje gje te vogel per te ngrene gjate rreuges. . E gjithe rruga me makine nga Tirana deri ne Sotire shkon rreth 3 h.
Cmimi: 1500 L/person (per femijet), 1700 L/person (per te rriturit) (transporti,barbeky dhe guida)
Prenotoni: info@highalbania.al, fisnikmuca@yahoo.com, 069 40 31 232, 067 20 81 636
Nessun commento:
Posta un commento