14 aprile 2013

Shëngjini me plehra, lumenjtë derdhin mbetjet në bregdet, është e dhimbshme dhe e neveritshme për turistët që nuk mungojnë në Shëngjin në asnjë stinë

Lezhë - Prill 14,2013 - 12:14
I gjithë brezi i rërës nga porti i Shëngjinit dhe deri në Kune është mbuluar nga plehrat. Panorama është e dhimbshme dhe e neveritshme për turistët që nuk mungojnë në Shëngjin në asnjë stinë. Me ndryshimin e temperaturave vizitorët e huaj dhe ata kosovarë kanë mbërritur, por do të kthehen pas me shije të hidhur.Sipas tyre nëse kjo situatë do të mbetet e pandryshuar do të largojë turistët nga zona e Shëngjinit.

Një vizitor nga Kosova thotë se shpreson që institucionet lokale të pastrojnë bregdetin përpara fillimit të sezonit turistik.  Rrjedhat e lumenjve Drin dhe Mat ndoten nga banorët e zonave ku kalojnë këta lumenj. Shtretërit e tyre përdoren nëpër fshatra si vend depozitim mbeturinash. Ngritja e nivelit të lumenjve nga rreshjet e dendura të javëve të fundit ka bërë që rrjedha të marrë gjithçka ishte hedhur në shtretërit e lumenjve duke depozituar mbeturinat në det, përgjatë brezit të rërës.

Lindita Kokaj

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate