17 aprile 2013

Shkatërrimi i afreskave të Onufrit, denoncimi te revista “Archaeology”


16 PRILL 2013 10:00

e famshme amerikane “Archaeology” e botuar nga Instituti Amerikan i Arkeologjise, ka botuar në numrin e Prill/majit një artikull mbi dëmtimin e afreskave të famshme të Onufrit. Kjo reviste me mbi 3 milion kopje, më e madhja në botë, i dedikon një shkrim problemit të demtimit të kishës se Valshit si dhe humbjes së madhe që ky dëmtim i solli kulturës shqiptare. Një revistë me shumë ndikim në qarqet universitare dhe intelektuale amerikane dhe europiane denoncimi i vjedhjeve të Onufrit nga kjo revistë e bën këtë lajm tashmë prezent në nivele të larta shkencore të trashëgimisë kulturore botërore.
Afreska e Onufrit thotë kjo revistë e famshme u dëmtuan dy herë në kapercyellin e vitit të ri si dhe javën e parë të vitit 2013 duke treguar qartë neglizhencën shtetërore mbi këtë pasuri të jashtëzakonshme të artit kishtar në shqipëri. 
E denoncuar nga dy ekspertë të trashëgimisë kulturore shqiptare: deputeti Auron Tare dhe arkitekti Artan Shkreli kjo vedhje u kthye në një debat të ashpër në median dhe publikun shqiptar duke treguar qartë paaftësinë e madhe shtetërore për të ruajtur pasurinë kulturore shqiptare. Forumi i trashëgimisë dhe zëra të tjerë nga bota intelektuale kërkuan edhe dorëheqjen e Ministrit të Kulturës Bumçi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate