10 aprile 2013

Arsimi profesional, 40% e të rinjve preferojnë degët e ekonomikut e Turizmit ne 2013

Tiranë -  Prill 09,2013 - 14:43
Arsimi profesional në vend po frekuentohet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë. Por degët më të preferuara mbeten ekonomiku dhe turizmi. Sipas Ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj rreth 40 përqind e nxënësve zgjedhin këto profile. Në një konferencë për arsimin profesional, Tafaj tha ndër të tjera se bizneset në vend duhet të bashkëpunojnë që të ofrojnë sa më shumë mundësi punësimi për këta të rinj të kualifikuar. Vitet e fundit edhe ky lloj arsimi është përballur me ndryshimin e kurrikulave. Tashmë në të gjitha shkollat profesionale ka edhe tekste specifike për profile të veçanta.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate