16 PRILL 2013 10:10
Afro një vit më parë, komisionerja e UNESCOs, Eleni Maistrou, "kritikoi" pushtetin vendor dhe qendror për lejimin e ndërtimeve pa leje, sidomos në zonën muzeale. Aktualisht situata është normalizuar, ndërsa ndërtimet pa leje tashmë janë një sfidë për UNESCOn. Sipas Spartak Drasws, drejtori rajonal i Kulturës Kombëtare për qarkun e Gjirokastrës, "ndërtimet pa leje u shfaqën pas viteve ’90. Sot numërohen rreth 290 ndërtime pa leje në zonën muzeale, të cilat spikatin në shtesat e banesave, si në zëvendësimin e elementeve tradicionale", pohon Drasa.
Sipas tij, pas viteve 2007, këto ndërtime u frenuan dukshëm, por jo deri në pikën zero. "Fatkeqësisht
shumë elementë të arkitekturës mesjetare janë dëmtuar. Zëvëndësimi i çative prej guri me ato me tjegulla, dritaret e drurit në ato me dru alumin, shkallarët tipike të banesave gjirokastrite në dru me punim hekuri apo mermer, janë disa nga elementët që tashmë janë zhdukur", thotë Drasa, ndërsa shton se kjo "masakër" ka ndodhur gjatë periudhës 1992-2005. ër të, problematike mbeten shtesat e ndërtuara rishtas, si dhe heshtja e pushtetit vendor. "Bashkia e Gjirokastrës ka në varësi vetëm një inspektor ndërtimi dhe asnjë specialist. Lufta nuk fitohet vetëm me një plumb.
Fatkeqësisht, kjo po ndodh me pushtetin vendor", shprehet Drasa. Sipas raportit zyrtar të UNESCOS,
pushteti vendor nuk ka asnjë plan veprimi për kthimin në identitet të objekteve që janë prekur nga ndërtimet "moderne".
Gjatë monitorimit disaditorë, që ndërmori afro një vit më parë, komisionerja e UNESCOs,
Eleni Maistrou evidentoi një sërë problemesh në zonën muzeale. Vizita e saj, ngriti dyshime për emrin e Gjirokastrës në "listën e zezë", që përkon me vendet të cilat nuk kanë plotësuar standardet për të qenë pjesë e trashëgimisë botërore.
"Ajo ç’ka dua të them është se çdo qytet historik ka disa vlera dhe detyra e autoriteteve këtu është të
monitorojnë dhe të ruajnë këto vlera, ndërsa roli i UNESCOs është të vlerësojnë se cili është progresi në procesin e restaurimit dhe konservimit të këtyre vlerave", tha Maistrou, ndërsa shtoi se "nëqoftëse do të dilnim në një konkluzion do të thosha se menaxhimi i qytetit nuk është një detyrë e lehtë".
Maistrou vlerësoi se Gjirokastra është një qytet i rëndësishëm, por që ka shumë probleme. "Konkluzioni im është se janë bërë disa gjëra të rëndësishme, por ka mjaft punë që ende duhen bërë dhe disa të tjera që janë planifikuar të bëhen. Unë dua të them se po ecet përmes një procesi të mirë dhe se po bëhen përpjekje për t’ia dalë me ato që duhen bërë", nënvizoi Maistrou.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Nessun commento:
Posta un commento