TIRANE -29 PRILL 2013 15:56
Instituti I Arkeologjisë ka prezantuar sot, projektet që do të zbatohen gjatë këtij viti. Drejtori i Institutit, Luan Përzhita, në një takim ku ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Visa Zhiti, tha se "për vitin 2013 janë planifikuar të realizohen ekspeditat në vazhdim me kërkime për paleolitin dhe mezolitin në zonën e Butrintit, Rrëza e Kanalit, BlazKëputjeNezir, në fshatin Kodër të Tepelenës dhe Sërvej në Luginën e Langaricës të Vjosën e Sipërme; kërkime për neolitin e hershëm në Shqipëri, gërmim në
Vashtëmi; kërkime në anën jugore të "liqenit të Maliqit. Ekspedita do vazhdojë punën në Apoloni, në Foinikë, në Forumin romak të Butrinit, në Antigone, në Dimal, në Orikum, në Shkodër.
Lidhur me hartën arkeologjike nënujore të bregdetit shiptar, do të kryhet jo vetëm skanimi i zonave me
potencial të lartë arkeologjik nga Gjiu i Vlorës deri në derdhjen e Shkumbinit, por edhe testime në bregdetin e Jonit etj.
Projekte të reja të këtij viti do të jenë ato në Amantia, për problemet e urbanizmit në periudhat antike.
Projekti synon të eksplorojë qytetin e Amantia në të gjitha drejtimet. Në gjendjen e tanishme është e
pamundur të fillohet një gërmim në shkallë të gjerë në sit. Për këtë arsye do të bëhet një fillim gradual i
punës duke pasur parasysh edhe nevojat logjistike të projektit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sipas nje tjeter infoje;
TIRANË- Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë miratoi sot, projektet e reja të gërmimit arkeologjik shkencor për vitin 2013, ku përveç atyre që janë vazhdim nga viti që shkoi, do të fillojë edhe një projekt i ri në rrënojat e qytetit antik të Amantias.
Ky projekt do të përqendrohet në problemet e urbanizimit të saj në periudhën antike ndërkohë që në vitin 2008 aty filloi një survejim arkeologjik me gërmimet për informacione, pas 50-vitesh që ajo ishte lënë në harresë.
Drejtori i Institutit të Arkeologjisë, Luan Përzhita prezantoi gjatë mbledhjes së radhës të KKA-së, projektet e këtij viti, ku mes të cilave jana: zona e Butrintit, fshati Kodër i Tepelenës, Sërvej në Luginën e Langaricës të Vjosës së sipërme, gërmim në Vashtëmi, gërmime për prehistorinë në Maligrad, gërmime në Apoloni, Hadrinopol, Foinike, Antigonea, Dimal, Orikum. etj.
“Kemi fatin që së shpejti të kemi edhe hartën e të gjitha qëndrave arkeologjike nënujore, pasi në territorin e Shqipërisë ka shumë materiale arkeologjike që janë nën ujë, anije të mbytura etj, të cilat në shumë vende të botës shfrytëzohen për turizëm”, tha Përzhita.
Gjatë mbledhjes së sotme të KKA-së u prezantua edhe relacioni i projekteve të realizuara gjatë vitit 2012. Vitin e kaluar u realizuan projekte pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku përmendim Projektet e Vashtëmisë, Kallamasit, Maligradit, Apollonisë, Foinikes, Antigonesë, Dimalit, Orikumit, Shkodrës, Butrintit, Projekti i Monumentit të 40 Shenjtorëve, Sarandës, Bylisit, Vlorës, Lezhës, Komanit, Elbasanit, etj.
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Visar Zhiti, në cilësinë e Kryetarit të KKA-së, tha se projektet do të kenë si synim përdorimin e objekteve si pjesë e turizmit kulturor. “Objektiv mbetet ruajtja dhe mbrojtja e siteve arkeologjike”, tha Zhiti.
Projektet e vitit të kaluar dhe të këtij viti kapin një periudhë të gjatë kohore që mbulohen nga Departamenti i Prehistorisë, Departamenti i Antikitetit dhe Departamenti i Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës në Institutin e Arkeologjisë.
Një pjesë e mirë e projekteve do të zbatohen edhe këtë vit, në bashkëpunim dypalësh ndërmjet Institutit Arkeologjik, Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe instituteve, shkollave dhe universiteteve të huaja, franceze, italiane, gjermane, polake, etj.
(d.b/ATSH/BalkanWeb)

Nessun commento:
Posta un commento