17 aprile 2013

Aktivitet ne natyre dhe hiking, Ngjitje ne Qafen e Shtegut te Dhenve, Boge, Shkoder kete te diele 21/4/2013 . Aktivitet i propozuar nga HighAlbania


Transferte nga Tirana per ne Shkoder. Mbas nje pushimi te shkurter ne Shkoder per nje kafe do te vazhdojme rrugen tone per ne Boge. Ecjen tone do ta fillojme nga fshati Boge dhe do te ndjekim si fillim rrugen e makines dhe me pas do te ndjekim  nje nga shtigjet me te vjetra qe lidhnin malesoret e zones se Shales me Shkodren dhe zonat e tjera te Malesise. Mbas mberritjes ne qafen e Shtegut te Dhenve dhe nje pushimi te shkurter do te kthehemi nga i njejti shteg ne Boge. E gjithe ecja do te shkoje 5-6 ore per ata qe do te shkojne deri ne qafe dhe 4 ore per ata qe do te duan te ndalojne tek Gropat e Shtegut te Dhenve. Ngjitje-zbritje nga Boga do te jene rreth 900-1000 m. Ky aktivitet eshte per te gjithe nivelet e fitnesit per arsye se do te kthehemi nga i njejti shteg dhe mund te ndaloni tek Gropat e Shtegut te Dhenve nqs nuk mundeni te ngjiteni deri ne qafe.
Takimi kete here eshte ne oren 7.30 am si gjithmone mbrapa pallatit te Kongreseve tekPlay Bar.
Cmimi: 1700 leke/person (transport, guide)
Prenotoni: fisnikmuca@yahoo.com, info@highalbania.al,  069 40 31 232, 067 20 81 636
Ps: Nje pjese e mire e ecjes do te jete ne bore keshtu qe merrni me vete edhe nje pale kepuce te tjera me vete per ti nderruar mbas ecjes si dhe nderresa per tu nderruar nqs lageni nga bora. Gjithashtu ne pamundesi te barbekyse merrni me vete ushqim te mjaftueshem per gjithe diten(fruta,biskota,cokollata,sanduice,byrek etj.) si dhe uje te pakten 1.5 l /person. Duke qene se parashikohet kohe me diell mos harroni qe te merrni: kapele,syze dielli, krem mbrojtes nga dielli etj... :)
Faleminderit!
cfare do te gjeni ne kete aktivitet ;



Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate