Inspektorët e mjedisit ngrejnë shqetësimin në prag të fillimit të sezonit turistik se në shumë bashki e komuna ka probleme me mbetjet urbane. Sipas drejtorit të Kontrolleve në Ministrinë e Mjedisit, mungojnë vend depozitimet për mbetjet, por edhe në ato landfille që ekzistojnë, nuk ka një mirëmenaxhim të tyre. Një nga të cilët është landfilli i Bushatit, në të cilin nuk hidhen mbetje as nga bashkitë e as nga komunat përreth. "Ky problem ka disa kohë dhe ende nuk po merr një zgjidhje",-thotë kryeinspektori i Mjedisit.
"Akoma kemi probleme që janë serioze. Kemi mungesë vendesh depozitimi, kemi braktisje të mbetjeve vend e pa vend nga subjekte të ndryshme. Është e patolerueshme që edhe ato vend depozitime që janë të miratuar nga këshillat komunalë dhe bashkiakë, nuk mirëmbahen nga ana e tyre. Mund të them për Bushatin, një problem që është shumë serioz. Në rast se kemi një investim të jashtëzakonshëm që ky landfill është brenda standardeve të BE-së, atje kemi një mungesë bashkëpunimi për sa i përket komunave të bashkive të qarkut të Shkodrës e të Lezhës. Nuk i hedhin mbetjet e tyre në këtë landfill",-thotë Alfred Deshati, drejtor i Kontrollit të Mjedisit.
Zyrtarët në Ministrinë e Mjedisit shprehen se ka ardhur koha që të ndëshkohen edhe individët që ndotin mjedisin thjesht duke hedhur edhe një mbetje jashtë koshave. Ligji parashikon dhe raste të tilla, por deri tani sipas Deshatit, nuk është ndëshkuar asnjë person.
"Ndoshta në punën tonë duhet të shihet pak mirë, që ndëshkimet të mos jenë vetëm për subjektet, por të jenë edhe për individë, ashtu siç ndodh edhe në shtetet perëndimore. Ligji e thotë në mënyrë taksative, se të gjithë ata që ndotin, duhet të paguajnë. Ndotësi paguan. Nuk kemi raste ndëshkimi të individëve. Mungon reflektimi në këtë drejtim, mungon edhe denoncimi i qytetarëve",-thotë ai.
Pak kohë më parë, ministria e Mjedisit penalizoi me gjoba me dhjetra bashki e komuna që kishin probleme me menaximin e mbetjeve të ngurta. Sipas deshatit kjo është një zgjidhje, por jo ajo përfundimtarja.
Edlira Sulejmani

Nessun commento:
Posta un commento