17 aprile 2013

Hiking, Aktiviteti i te Dieles 21/4/2013 ne “Ujëvaren e Shëngjinit – Mali me Gropa – Livadhi Cajëret e Selitës” me Eksporuesit "ALbania Beauty"



Hiking: “Ujëvara e Shëngjinit – Mali me Gropa – Livadhi Cajëret e Selitës”
Këtë të dielë me 21/04/2013 kemi kënaqësinë t’iu ftojmë në udhëtimin në zonën e Shëngjergjit:
Hiking: “Ujëvara e Shëngjinit – Mali me Gropa (1800 metra) - Livadhi “Cajëret e Selitës”
Mali me Gropa është ndër zonat më të reja të shpallura në mbrojtje nga Qeveria Shqiptare. Kjo zonë kufizohet ngushtë me Parkun Kombëtar të Dajtit (të zgjeruar), nga veriperëndimi i saj, dhe është, gjithashtu, ekologjikisht e lidhur ngushtë edhe me liqenin e Bovillës dhe Parkun Kombëtar të Qafështamës, që ndodhen më në veriperëndim, duke qenë vazhdim natyror i njëri-tjetrit.
Udhëtimi jonë do të nisë në orën 8:00, mbrapa pallatit të kulturës ku do të marrim mikro-buzin për t’iu drejtuar zonës së Shëngjergjit. Një fshat me një histori të pasur kulturore (në gojëdhënat e të cilit gjejmë gjurmë edhe të perandoris romake dhe poetit të shquar Lord Bajron, apo rrënoja kalaje të epokës së Skënderbeut, etj).
Destinacioni i parë është ujëvara e Shengjinit (20 – 25 metra) e shtrirë buzë lumit Erzen, e zbuluar 2 vitet e fundit. Pasi të përshëndetemi me ujëvarën tonë, do të vazhdojmë guidën me mikro-buz përmes fshatrave të Shëngjergjit, drejt në sfidën tonë për këtë të dielë, hiking në Malin me Gropa. Ngjitja do të fillojë nga lartësia 1100 – 1200 metra për të arritur një nga majat më të larta të tij në 1800 metra.
Mali me Gropa, me kreshtat e tij karstike, është nga monumentet natyrore të mbrojtuar me ligj të shtuar së fundmi në listën e monumenteve natyrore shqiptare. Gropat e tij karstike, mbushem me ujë nga rriedhie ujore nëntokësore në periudha të ndryshme të vitit, duke të krijuar iluzionin e qindra Jakuzzi të vegjël, por mos i merrrni rrobat e banjos me vete pasi fatkeqësisht është tepër ftohtë për tu larë në to . Në një lartësi prej 2000 m mbi nivelin e detit, peisazhet që do i serviren syve tuaj, do ju mrekullojnë me bukurinë dhe larmishmërinë e natyrës.
Pasi të eksplorojmë Malin me Gropa për 120 minuta, do të marrim përsëri mikro-buzin për të vazhduar në livadhin “Cajërett e Selites” ku do të zhvillojmë barbequen me lojëra dhe argëtim pa fund.
Livadhi i quajtur “Cajëret e Selitës” (me një sipërfaqe prej 5000 metrash katror) ka marrë këtë emër për shkak të kultivimit të çajit të egër në këtë zonë. Të rrethuar nga një pyll i dendur pishash nga të katër anët, peisazhi i livadhit është një kujtim për tu mos u humbur. Gjatë kohës së përgatijtes së barbeuqes mund të shëtisni për të shplodhur muskujt pas hiking në livadh ose të drejtoheni nga pylli me pisha, të cilët së bashku përbëjnë një habitat ideal të shpendëve të shumtë si: pëllumbi i egër, laureshat, qukapiku, mëllenjat, etj, pa harruar lulet pranverore.
Me mbarimin e barbeques do i drejtohemi Tiranës ku në orën 19:00 do të jemi në qendër.
Kosto për person është 1200 lek, ku përfshihen
• Transporti
• Barbeque dhe birrat
• Frutat
• Guida
Për rezervime si gjithmonë kontaktoni në:
C: 0693771019
F: eskploruesit – albanian beauty. fanpage.facebook.com
E: eksploruesit_albania@hotmail.com
Prenotimet mbyllen ditën e premte në orën 12:00
Ju faleminderit,
staffi i “Eksploruesit”!

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate