TIRANE -23 PRILL 2013 04:30
NGA DHURATA HAMZAI
Një bilanc tjetër i rëndë në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve është edhe çarja më dysh e murit të Kishës së Manastirit të Shën Mërisë. Janë kryer gërmime arkeologjike pa asnjë bazë ligjore, pa një projekt të studiuar, konstaton arkeologu dhe restauratori Gjegj Frashëri. Po kush e lejon projektin e pastudiuar.
Kush e mban përgjegjësinë më të madhe për këtë? Duke biseduar me specialistin e arkeologjisë ne mësojmë se “një gërmim arkeologjik për qëllime studimore lejohet të kryhet vetëm kur sigurohet konservimi i përhershëm i substancës arkeologjike in situ që do të dalë nga gërmimi, pra kur plotësohen nevojat profesionale, financiare dhe logjistike për ruajtjen dhe mbrojtjen afatgjatë të saj”.
A bëhet kjo në Shqipëri? “Aktualisht bëhet e kundërta. Çdo ekip vendas dhe i huaj që është në gjendje të financojë një gërmim në Shqipëri ia arrin qëllimit. Ai merr rezultatet që do, duke e lënë substancën
arkeologjike in situ në mëshirë të fatit”, thotë Gjergj Frashëri. Duke kujtuar dhunimin e afreskut të Onufrit para pak muajsh, mësojmë se historia e shkatërrimit të afreskeve nuk mbaron këtu.
Brenda mureve të çara të kishës së manastirit të Shën Mërisë, afreske të tjera po lihen në mëshirën e fatit bashkë me zbulimet poshtë themeleve tashmë të lëkundura të saj...Dhe nëse sheh pak më tej, nuk e gjen më aty as pllakën përkujtimore të dëshmorëve që mbrojtën veprat arkeologjike nga hungarezët...
Profesor Frashëri, si e gjetët parkun e Apolonisë në Ditën Botërore të Trashëgimisë. A janë mbyllur
të çarat e murit në kishën e manastirit të Shën Mërisë?
Dëmet që janë shkaktuar dhe po shkaktohen dita ditës në Kishën e manastirit të Shën Mërisë, vijnë nga e njëjta tablo inxhinierie si ajo e rastit të gërmimit të Teatrit të Apolonisë. Në shpatet e jashtme (lindore) ku qëndron “Portiku Lindor” i Muzeut të Apolonisë është kryer para disa vjetësh një gërmim masiv duke larguartërë masën e dherave kontrarfortues të murit antik, i cili mbante tërë platformën e mbushur gjatë shek.611, mbi të cilën në mesjetë janë ndërtuar themelet e Kishës në fjalë (Foto 3).
Arkeologu që ka punuar këtu, ka larguar (çliruar) në mënyrë të gabuar teknike një masë të tepruar dherash.
Madje ai ka nxjerrë në dritë të diellit edhe xokolaturën e themelit të murit antik mbajtës të platformës së
kishës (Foto 4). Nuk merret vesh përse është bërë një punë e tillë, për cilën arsye duhej të zbulohej themeli i një muri masiv mbajtës antik.
Pyetje më e saktë mund të ishte: A e ka kuptuar arkeologu i gërmimit, se ka zbuluar pjesën e themelit dhe jo të murit antik? Natyrisht nga pikëpamja konstruktive ky përbën një gabim teknik, i cili do t’i kushtojë shumë Kishës së famshme të Shën Mërisë në Apoloni për jetëgjatësinë dhe shëndetin e saj. Përveç dëmit konstruktiv që ka shkaktuar, zbulimi i themelit të murit antik përbën një paraqitje diletanteske të monumentit.
Vizitori nuk kupton, pse i tregohet e çveshur një strukturë themeli antik, e cila është ndërtuar për të
qëndruar nën tokë, pra e mbuluar? Nga këto lloj punimesh pa përgjegjësi vijojnë edhe konsekuencat
negative. Kështu shkaktohen cedime dhe hapen edhe muret e kishës së Apolonisë bashkë më
konsekuenca dëmesh të tjera. Kjo cilësohet vandalizëm nga padituria profesionale, por të mos harrojmë me miratimin e mungesën e kontrollit të faktorëve shtetërorë vendimmarrës.
Ne përjetuam tre muaj më parë vandalizmin e freskave të Onufrit. Ju i dëgjuat se çfarë përgjegjësie tregoi drejtori i IMKsë që teorikisht mban përgjegjësinë e “babait” të ruajtjes së kësaj pasurie, apo Drejtori i Përgjithshëm i Trashëgimisë pranë MTKRSsë, apo përgjigjen e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Tiranës dhe të vetë Ministrit të tyre. As shkaktari nuk është gjetur dhe askujt prej tyre nuk i ka hyri gjembi në këmbë, përkundrazi të gjithë këta kuadro janë ngritur ndërkohë në detyrë mbas dhunimit të Onufrit!!
Me çfarë ndjenje po e përjetoni Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe të Mjediseve Arkeologjike
në përgjithësi këtë vit?
Kjo ditë meditimi shoqëror dhe angazhimi profesional për specialistët, mjerisht na gjen në Shqipëri me një bilanc dëmtimesh, grabitjesh dhe trafikimesh të pasurisë së trashëgimisë kulturore, të cilat kanë arritur kulmin në historinë e vet dhe kanë marrë përmasa rekordesh krahasuar me historitë e vendeve evropiane.
Mbas njëqind vjetësh, dëmtimi i saj është bërë program dhe po përpiqet të bëhet moral. Duhet vepruar për ta ndërprerë. Ata që e duan trashëgiminë dhe identitetin shqiptar janë gjithnjë më shumë se ata që e kanë dëmtuar, grabitur dhe vjedhur atë në dekadën e fundit. Gjatë këtyre njëqind vjetëve kemi treguar për grabitjet që të huajte kanë shkaktuar në trojet tona.
Meqë jemi sot në Apoloni, më duket për një moment sikur po përjetojmë periudhën 19121920,
kohën e grabitjeve të veprave arkeologjike të këtij qyteti antik nga misionet dhe misionarët e huaj. Në kushtet e një shteti të dobët dhe të porsaformuar shqiptar, atëherë tre oficerë të ushtrisë vullnetare shqiptare, Kamber Myrto Bënja nga Përmeti, Abaz Taushani nga Elbasani dhe Bexhet Manastiri u ekzekutuan me pushkatim nga forcat ushtarake austrohungareze në gusht të vitit 1918, për arsye të ndërhyrjes që ata bënë ndaj grabitjes së veprave arkeologjike prej tyre në qytetin antik të Apolonisë (Fier).
Për këtë akt ata u shpallën “Dëshmorë të Monumenteve” në mbrojtje të pasurisë arkeologjike dhe të
identitetit të tyre historik. Por mbas gati njëqind vjetësh grabitjet nuk po bëhen tashmë nga te huajt, por nga vetë shqiptarët, të organizuar nga strukturat më të larta shtetërore dhe qeveritare.
Disa shqiptarë kanë marrë tashmë vulën dhe firmën vetë dhe po i bëjnë këto shkatërrime, një pllakë
përkujtimore, në shenjë simbolike për aktin patriotik të tre mbrojtësve vullnetarë të veprave arkeologjike të Apolonisë. Tashmë nuk e gjeta më këtë pllakë. Më thanë se atë e ka hequr drejtori aktual i IMKsë
me iniciativën e tij, pa vendim zyrtar.
Duket se po përpiqet të moralizohet akti i grabitjes dhe i vjedhjes së pasurisë kombëtare nga shefat e
sotëm, diçka e ngjashme, ashtu si puna e moralizimit të Ahmet Zogut në Tiranë me shtatore dhe përpjekja për ta hedhur poshtë bustin e Avni Rustemit në mes të Tiranës.
Ka vandalizëm për shkatërrimin dhe grabitjen e trashëgimisë në terren, por vandalizmi më i rrezikshëm
tashmë është bërë emërimi i zyrtarëve të papërgjegjshëm në strukturat e shtetit e të qeverisë. vjedhje dhe
trafikime në mënyrë barbare.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print)
23.04.2013 Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
Nessun commento:
Posta un commento