14 aprile 2013

Lezhë, festivali folklorik i rapsodëve, Marrin pjesë 20 grupe nga trevat shqipfolëse


14 prill 2013 14:01
Mblidhen në Lezhë shqiptarë nga të gjitha trevat për edicionin e 8 të festivalit kombëtar të rapsodëve dhe instrumentistëve. 
Në këtë aktivitet marrin pjesë 20 grupe nga Shqipëria , Kosova , Mali i Zi dhe Maqedonia . Folklori është baza e këtij festivali. 
Drejtori i qendrës së veprimtarive folklorike në ministrinë e Kulturës, Esat Ruka vlerëson  artistët  të cilët përcjellin traditën e madhe shqiptare. 
Për artistët pjesëmarrës festivale të tilla duhet të jenë më të shumta, për të kultivuar tek brezat foklorin shqiptar.
Në përfundim të festivalit folklorik kombetar të rapsodëve dhe instrumentistëve popullore do të shpërndahen edhe çmimet për kategoritë e përcaktuara për konkurim.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate