KORCE - 28 PRILL 2013 16:53
Ka nisur për herë të parë në qytetin e Korcës Panairi i Pranverës, ku aktivitete të ndryshme kulturore do të shoqërojnë për gjatë fundjavave qytetarët e juglindjes. Panairi është celur me ekspozitën personale të koleksionistit, Mirgen Shamblli. 900 objekte të ndryshme me qeramikë nga periudha parahistorike e deri në ditët tona janë ekspozuar në ambjentet e katedrales, ku ka patur dhe vizitorë të shumtë. Kjo është ekspozita e katër personale që organizon koleksionisti, Shamblli pas ekspozitës me objekte qelqi, ndërkohë që nëpërmjet tyre synon të përciellë një mesazh gjithëpërfshirës për ruajtjen e
objekteve të vjetra.
Disa prej objekteve të ekspozuara nga koleksionisti, Shamblli janë prodhime qeramike shpelle, muri i
Durrësit, tubo uji, oxhak, kallëpe qeramike etj.
Ekspozita me objekte qeramike është celur dhe në kuadër të festës së Pashkës.
(ad.ti/shqiptarja.com)
Nessun commento:
Posta un commento