01 aprile 2013

Larmia kulturore, UNESCO kerkon projekte promovimi

UNESCO, ne kuader te nenit 18 te Konventes se vitit 2005, ku vendi yne eshte pale, per mbrojtjen dhe promovimin e larmise se shprehjeve kulturore, ka themeluar nje fond qe mbeshtet industrite kulturore, duke vleresuar potencialin e tyre si vektor i rendesishem per zhvillimin e qendrueshem. MPJ tha dje se kerkesat per financim projektesh duhet te paraqiten nga Komisionet Kombetare te vendeve pale te cilet figurojne ne listen e vendeve perfituese pasi Shqiperia eshte vend perfitues. Cdo Komision Kombetar mund te paraqese nje total prej kater projektesh, nga te cilet dy prej autoritete publike dhe dy prej OJF-ve, me nje shume maksimale prej 100,000 usd secili. 

Aplikimet per kerkesa fondesh duhet te deshmojne se si aktivitetet e propozuara synojne forcimin dhe krijimin e nje sektori kulturore dinamik ne nivel kombetar apo lokal, kryesisht nepermjet zbatimit te politikave dhe industrive te reja kulturore, apo fuqizimit te atyre ekzistuese. Ne kete thirrje te katert, vemendje e vecante i eshte kushtuar projekteve qe synojne ngritjen e politikave kombetare, kuptimit te atyre politikave qe kane ndikim te drejtperdrejte ne krijimin, prodhimin, shperndarjen dhe marrjen pjese ne aktivitetet kulturore. Fondi do te financoje dy lloje aktivitetesh: projekte per zbatim dhe projekte per asistence pergatitore. Maksimumi i shumes se kerkuar per cdo projekt eshte 100,000 USD. 

Afati per paraqitjen e projekteve prane Komisionit Kombetar per UNESCO-n eshte data 01 maj 2013. Projektet e perzgjedhura do te realizojne nje kontrate formale ne mars 2014. Perfituesit duhet te dorezojne raporte te detyrueshme analitike, pershkruese dhe financiare ne mes te projektit dhe ne perfundim te tij. Financimi do te behet ne 3 etapa: ne fillim te projektit UNESCO do te jape 50% te shumes se kerkuar, ne mes te projektit dhe 20% ne fund te perfundimit te te gji
the aktiviteteve dhe dorezimit te raporteve perfundimtare.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate