09 aprile 2013

14-prill-2013 Aktivitet dhe adrenalin ne sportin me te ri ne shqiperi, Rafting ne kanionin e Osumit me HighAlbania





- Nisja nga Tirana ne oren 6.00 am. Vendi i takimi mbrapa pallatit te Kongreseve tek Play Bar. Ne Berat do te bejme nje pushim te shkurter dhe me pas do te nisemi drejt kanionit te Osumit(afersisht 1.5 h larg Beratit). Mbërritja në mes të kanioneve dhe përgatitja për të filluar aventurën. Përgjatë udhëtimit jeta juaj ndryshon,pasi momentet qe do kaloni janë të papërshkrueshme dhe gjithcka që shpaloset (8 ujëvara ,vende antike si katedralja,porta e djallit,syri,natyra e virgjer) eshte nje mrekulli e vërtetë.Në mes të kanioneve ,poshtë ujëvarës blu gjithë grupi ha drekën e paketuar (fast food). Aventura mes kanioneve zgjat 1,5-4 orë ne varësi të nivelit të lumit. Mbarimi i guidës  ne kanion dhe me pas dreke  ne nje nga restorantet ne Bogove (ose ne  Berat). Pas drekes do te nisemi per ne Tirane.
 Cmimi: 7000 l/person, ose 50 EUR/person
 Ne cmim perfshihen: transporti nga Tirana deri tek kanioni i Osumit dhe kthim, guida me gomone pergjate gjithe kanionit (si dhe te gjitha pajisjet qe do te duhen per te bere Rafting ), dreka e paketuar qe do te hahet ne mes te kanionit.
 Ps: Ky udhetim realizohet ne bashkepunim me Albanian Rafting Group.Qe te realizohet ky aktivitet numri min i grupit duhet te jete 10-15 vete. Merrni me vete nderresa(ose rroba banjo per rafting) si dhe nje pale kepuce ekstra vetem per rafting.
UDHËZIME
 Ju duhet të keni veshur:
-Rroba banjo
-Atlete të vjetra, sandale të mbyllura
-Kostum sportiv
 Ju duhet të keni me vete:
-Peshqir
-Rroba të ngrohta për t’u ndërruar

Prenotoni:      info@highalbania.al,   fisnikmuca@yahoo.com,   069 40 31 232


Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate