30 marzo 2015

Ja vlen një fundjavë në Divjakë…Reportazh mars/2015

LushnjaTIRANË, 30 Mars / ATSH/ Nikolla Lena – Parku Kombëtar i Divjakës tashmë është kthyer në vëmendjen qytetare për të kaluar një fundjavë të qetë e nën pushtetin e plot të natyrës.
Divjakasit dallohen si njerëz, që jetën dhe ekonominë e tyre e kanë lidhur kryesisht me natyrën, me tokën, detin dhe pyllin. Historinë e lashtë të kësaj qyteze dhe këtij pylli të veçantë, vetëm me pisha të buta dhe i kultivuar vetëm në një brez të caktuar që lidhet me grykëderdhjen e lumit Shkumbin, dikur i lundrueshëm dhe që shtrihet nën këmbët e Kalasë së Boshtovës, nuk di pse historianët e lidhin me periudhën otomane dhe nuk shikojnë poshtë themeleve të saj për të përcaktuar rrënjët e vërteta, ato romake.
Pra, edhe pylli me pisha lidhet me këtë periudhë romake, kur Pompeu ndeshej me Çezarin në këto brigje e gryka lumenjsh të lundrueshëm. Sot, Parku Kombëtar i Divjakës është më i ruajturi dhe më i vizitueshmi në vend. Çdo fundjavë vizitorë vendas dhe të huaj bëhen kurioz për të parë nga afër pyllin e dendur e të padëmtuar, por mbi të gjitha ripopullimin e faunës të dëmtuar vitet e fundit.
Vendosja e moratoriumit që ndalon gjuetinë për dy vjet bëri që brenda një viti të kthehen në abitatin e tyre natyral shumë specie që rrezikonin të zhdukeshin, si lushnja 1pelikani  kaçurrel, bajzat, rosat dhe patat e egra, shapkat e pyllit dhe plotë specie  të rralla. Një dukuri  që nuk ka ekzistuar në këtë park, janë mjelmat.  Ato tashmë kanë bërë banesë të tyre strugat që gjenden brenda pyllit dhe që kanë ushqim të bollshëm si peshkun burdullak, molusqet e gjallesa të tjera.
Brigjeve të këtyre strugave kullot dhe një tjetër specie e rrallë siç janë  buallicat dhe buajt e zinj që përmenden edhe nga Herodoti kur flet për Dodonën Pellazgjike. Pikërisht ai e vendos këtë specie në këto treva. Pra,nuk është e vërtetë që buajt e zinj kanë prejardhje aziatike, ata janë autoktonë. Tashmë kjo është një specie që rrezikon të zhduket sepse numri i tyre ka rënë ndjeshëm deri në 150 krerë dhe nuk ka investime të nevojshme për ta mbijetuar këtë specie.
Divjaka, një vend shumë pranë Tiranës, me rrugë të shtruara e me bukuri të rrallë, të josh në çdo stinë. Divjaka me tokën e saj mjaft pjellore është prodhuesja kryesore e perimeve dhe zarzavateve që mbushin tregun vendas dhe atë evropian. Në kënetën pranë lushnja 2saj, peshkohen disa lloj peshqish, por mbi të gjitha shquhet për qefullin dhe ngjalën e shijshme. Divjaka ka dhe një plazh të bukur dhe kurativ me rërën e veçantë.
Këtë fundjavë në Divjakë, falë dhe motit të ngrohtë dhe të bukur, shikoje shumë vizitorë, por vëmendje më tërhoqi një grup që vinin nga përfaqësitë diplomatike në vendin tonë. Kishte diplomatë, punonjës ambasadash që kërkonin të shijonin e të mësonin më shumë rreth kësaj perle natyrore. Kërkonin të njihnin florën dhe faunën e vendit si dhe historinë e tij.
Ky park për fat të mirë ka në krye të Shërbimit Pyjor një njeri punëtor dhe pasionant, Ardian Koçin. Është pikërisht ky dashamirës i natyrës dhe mjedisit, për të cilin vendasit flasin me respekt, që ka bërë që në pyllin e Divjakës nuk dëgjohet më krismë arme gjuetie. Edhe ai i gëzohet rezultatit të punës së vet. Këtë e vura re kur shoqëronte  vizitorët e ambasadave të  huaja që shijonin bukuritë e kësaj natyre të veçantë. Me sa duket, afeksioni që ka shprehur ambasadori amerikan, Donald Lu, ndaj DIVJAKAnatyrës së këtij parku, ka bërë punën e vetë te diplomatët dhe punonjësit e ambasadave të huaja në Tiranë. Ardiani u  fliste për pyllin, për detin, për pelikanin kaçurrel, për lagunën dhe peshkatarët. Ata bënin fotografi të shumta dhe pyesnin. .. Pastaj, këtu ushqimi dhe gastronomia janë specifike, peshk, ngjala të freskëta të shoqëruara me perimet e shijshme të stinës. Ja vlen ta kalosh fundjavën në Divjakë./m.m/http://www.ata.gov.al/ja-vlene-nje-fundejave-ne-divjake-244099.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate