01 aprile 2015

“Ura Mesjetare e Gurit” në Grabovë, një monumenti ende solid

“Ura Mesjetare e Gurit” në Grabovë
“Ura Mesjetare e Gurit” në Grabovë
TIRANË, 1 Prill /ATSH/.- Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, sektori i Elbasanit, ka zhvilluar sot  një inspektim në monumentin “Ura Mesjetare e Gurit” në Grabovë.
Specialistët e Sektorit të Elbasanit, kanë sqaruar se ky inspektim u zhvillua në kuadër të kartelizimit të objekteve të trashëgimisë kulturore, proçes ky i shtrirë në të gjithë vendin.
Sakaq specialistët e DRKK-së kanë theksuar se pavarësisht kohës apo erozionit, kjo urë ka ende një strukturë mjaft të qëndrueshme  pasi edhe vetë gurët që formojnë harkun janë të vendosur në rreshta të njëpasnjëshëm dhe të alternuar, dhe po ashtu dhe këmbët të cilat mbështeten në masivin
“Ura Mesjetare e Gurit” në Grabovë
“Ura Mesjetare e Gurit” në Grabovë
shkëmbor, ndihmojnë në soliditetin e monumentit.
“Ura Mesjetare e Gurit”  ndodhet në fshatin Grabovë e sipërme në rrethin e Gramshit. Ura ndodhet rreth 115 metra larg në juglindje të kishës së Grabovës. Momumenti është  ndërtuar rreth shekullit të XVII-të dhe cilësohet si  një monument i  tipit “me një qemer”.  Në ndërtimin e kësaj ure është përdorur guri gëlqeror i zonës.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate