14 marzo 2015

“Saranda-qytet i Eventeve”, botim me veprimtari të larmishme dhe me pikat turistike

Silversea Cruise” ne Sarande 4SARANDE, 13 Mars/ATSH/- “Saranda-qytet i Eventeve” është botimi më i ri i Bashkisë Sarandë që i kushtohet eventeve lokale e kombëtare të vitit, jetës kulturore, artistike e sportive që do të shoqërojnë javët dhe muajt e këtij viti.
Det dhe rërë, diell dhe natyrë, nuk mjaftojnë për të kënaqur nevojat e banorëve dhe kërkesat e turistëve e vizitorëve të Sarandës.
Një komponent i rëndësishëm për njohjen me qytetin, për informimin dhe relaksimin tuaj shpirtëror, janë veprimtaritë e larmishme.
Në të 12 muajt e tij. Ky botim ka stacionet, ku të gjithë mund të ndalen për t’u ndjerë vendas në këtë qytet, që realizon turizmin, me ofertë të përmirësuar sipas Programit të Investimeve Kapitale (PIK), të ndërthurur me produkte kulturore.Prokuroria-e-Sarandës-ka-nisur-hetimet-ndaj-një-29-vjeçari-i-cili-akuzohet-penalisht-për-“prerje-të-paligjshme-të-pyjeve-Foto-Telnis-Skuqi-ATSH-466x350
Ky kalendar u vjen në ndihmë të gjithë turistëve  dhe vizitorëve  për ti orientuar në përzgjedhjen e eventeve e veprimtarive që u interesojnë të ndjekin gjatë vitit 2015.
Bashkangjitur me paketën e veprimtarive dhe eventeve 2015, janë edhe rekomandimin për pikat e interesit të veçantë turistik./a.gegvataj/http://www.ata.gov.al/saranda-qytet-i-eventeve-botim-236798.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate