27 marzo 2015

River Watch: Të shpëtojmë zemrën e kaltërt të Evropës, lumenjtë e Ballkanit

vjosaTIRANË, 27 Mars / ATSH / – Dëmtimi i natyrës shqiptare, kryesisht i lumenjeve, ku shtrati i tyre  shfrytëzohet për inerte apo për sigurimin e energjisë nëpërmjet hidrocentraleve, ka shqetësuar ambientalistët  vendas si dhe shoqata të huaja në mbrojtje të burimeve ujore.
Shoqata gjermane River Watch po jep ndihmesën e saj për ta kthyer luginën e Vjosës në park kombëtar. Ata kanë filluar një fushatë me parullën: “Të shpëtojmë zemrën e kaltërt të Evropës, lumenjtë e Ballkanit”. Fushata përqëndrohet në një zonë që shtrihet nga Sllovenia e deri në Shqipëri, ku janë planifikuar të ndërtohen mbi 570 hidrocentrale.
Shefi ekzekutiv i shoqatës, Ulrich Eichelman, thotë se Vjosa ofron jo vetëm një mjedis të paprekur natyror, por edhe bukuri të rrallë. “Kur vizitova për herë të parë Shqipërinë dhe pashë Vjosën, mbeta i shtangur, pasi nuk mendoja se kishin mbetur lumenj të tillë në Evropë”, eshte shprehur ai.
Vjosa e ka burimin në Greqi dhe derdhet në Adriatik, duke shpalosur bukuri të shumta natyrore. “Sistemi i lumit Vjosa është unik në Evropë. Nuk gjendet nje tjetër  lum si ky. Në fund të fundit, ky lum është një dhuratë e Shqipërisë për globin, për Evropën; këtë pasuri e kemi këtu”, thote shefi ekzekutiv i shoqatës, Ulrich Eichelman.osumi
Fakti që ky është lumi i fundit i paprekur nga njeriu në Evropë, do ta bënte Vjosën një tërheqje për turizmin. Shqipëria ka zhvilluar me sukses turizmin natyror në veri të Shqipërisë, një zonë që prezanton bukurinë e paprekur alpine.
Autoritetet qeveritare në Shqipëri premtojnë se projektet do të zbatohen me të gjitha parametrat mbrojtëse.
Shoqata River Watch ka tërhequr pas vetes në betejën e saj edhe banorët lokalë, të cilët kanë nënshkruar një peticion kundër ndërtimit të digave dhe dëmtimit të lumenjëve.
Me lumenjtë dhe rrjedhën e tyre në  në vendin tonë idhen prodhimet bujqësore, ato blegtorale, por edhe një pjesë e turizmit. Rrjedhat e tyre shfrytëzohen për turizmin e aventurës dhe atë të sporteve. Kështu është lumi Osum, Vjosa, Valbona, Buna etj. Ruajtja natyrale e tyre do t’i shërbejë edhe ekonomisë sonë në rritje. /a.ke/http://www.ata.gov.al/river-watch-te-shpetojme-zemren-e-kaltert-te-evropes-lumejte-e-ballkanit-242873.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate