05 marzo 2015

Elbasan, promovimi i turizmit malor, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi midis Bashkisë, AST dhe Fakultetit Ekonomi


Bashkia Elbasan, Shoqata e Alpinizmit, Skive dhe Turizmit Malor si dhe Fakulteti Ekonomik në Elbasan, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes tyre. Z.Qazim Sejdini, Artur Guni dhe Altini Idrizi, si tre përfaqësues të institucioneve, kanë hedhur firmën këtë të enjte mbi një memorandum, që i angazhon këto institucione në promovimin e turizmit malor në Bashkinë Elbasan. Ceremonia e këtij aktiviteti është zhvilluar në zyrën e dekanit të Fakultetit Ekonomik. Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë, Z.Qazim Sejdini u shpreh se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për këto institucione që ka të bëjë jo vetëm me sportin e alpinizmit, por ka të bëjë me jetën, shëndetin etj.
“Është hera e parë që ne nënshkruajmë një marrëveshje, midis Bashkisë Elbasanit, Fakultetit Ekonomik nëpërmjet dekanit dhe Shoqatës së Alpinizmit dhe Turizmit në Elbasan. Është një marrëveshje me një aktivitet shumë të rëndësishëm që ka të bëjë jo vetëm me sportin e alpinizmit, por ka të bëjë me jetën, shëndetin, kulturën e të mësuarit për të ecur, për të njohur qytetin, për tënjohur vendin, atdheun dhe më gjerë se sa kaq. E gjithë kjo marrëveshje që ne do të firmosim sot, ka jo vetëm rëndësi protokollare, por ka rëndësi që ne të jemi aktiv në realizimin e saj në mënyrë të vazhdueshme edhe nëpërmjet një kalendari të përbashkët që do të kemi të tre palët”- tha z.Sejdini
Nga ana e tij dekani i Fakultetit Ekonomik, Altin Idrizi u shpreh se institucioni që i drejton e vlerëson një nismë të tillë, që do t`ju shërbejë studentëve të degës Ekonomi-Turizëm.
“Sic e tha dhe Kryetari i Bashkisë, kjo marrëveshje nuk është thjesht një marrëveshje protokollare por një marrëveshje shumë e rëndësishme për studentët e Fakultetit Ekonomik, por në vecanti për studentët e degës Ekonomi-Turizëm. Nëpërmjet kësaj marrëveshje ne do bëjmë të mundur vënien në praktikë të atyre njohurive që studentët do marrin në seminare apo leksione të ndryshme. Gjej rastin të mbështes bashkinë për një përkrahje të vazhdueshme që i ka dhënë jo vetëm Fakultetit Ekonomik, por gjithë universitetit të Elbasanit dhe shpresojmë për një bashkëpunim të mëtejshëm”- u shpreh dekani, Altin Idrizi
Artur Guni në cilësinë e trjanerit të AST, ka falenderuar bashkinë dhe fakultetin Ekonomik për gatishmërinë që kanë treguar për thellimin e bashkëpunimi ndërmjet tyre.
“Në radhë të parë dua të falenderoj Kryetarin e Bashkisë, z.Qazim Sejdini, dekanin e Fakultetit, z.Altin Idrizi për bashkëpunimin. Në fakt shoqata jonë sa herë që ka dashur ndihmën e bashkisë dhe fakultetit ekonomik e ka pasur këtë ndihmë. Ne gjatë gjithë këtyre aktiviteteve tona, nuk janë vetëm aktivitete sportive por janë aktivitete edukuese por mbi të gjitha promovojnë vlerat turistike të vendit. Qëllimi ynë është që ti vëm në eficencë këto resurse natyrore në shërbim të ekonomisë”-tha Artur Guni
Kjo është marrëveshja e parë zyrtare që AST Elbasani nënshkruan me këto institucione, dhe që synon ti japë hov zhvillimit të turizmit malor në Bashkinë Elbasan, në kuadër edhe të reformës territoriale.
Detaje të Marrëveshjes
Qëllimi i kësaj marrëveshje është të përcaktojë angazhimin e ndërsjelltë të Bashkisë Elbasan Fakultetit Ekonomik Elbasan dhe shoqatës AST Elbasan për të promovuar tek grupmoshat te ndryshme sportin, turizmin dhe vlerat kulturore te treves se Elbasanit si dhe të ndërgjegjësojnë komunitetin rreth ketyre vlerave. Marrëveshja synon të  forcojë  marrëdhëniet dhe partneritetin midis Bashkisë Elbasan, Fakultetit Ekonomik Elbasan dhe AST Elbasan. Kjo marrëveshje do të rregullojë mënyrën e bashkëpunimit  dhe realizimit të veprimtarive qe do te organizhohen  me synim arritjen e qellimeve te perbashketa me cilësi dhe në kohën e duhur .
Në këtë marrëveshje sanksionohen me detajet detyrimet e palëve për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, për promovimin e turizmt.http://www.elbasaniplus.com/?p=1475

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate