
Panairi u çel në zonën e emërtuar „Pedonalja”, në Skelë, ku u ekspozuan punime të nxënësve në pikturë, vizatim, produkte të realizuara në mënyrë artizanale etj. Përmes tyre, evidentohej talenti dhe fantazia e fëmijëve për të simbolizuar dimensionet e kësaj feste me origjinë pagane.
Mjedisi tek „Pedonalja“ u shndërrua sot në një hapësirë ku nxënësit shpalosën talentin e tyre, ndërkohë që ndanë atmosferën e festës edhe me qindra qytetarë që u bënë pjesë e saj.
Tablosë së Ditës së Verës ju bashkuan edhe nxënës të Shkollës së Mesme Artistitike „Naim Frashëri“, që interpretuan pjesë për violinë.

“Dita e Verës“, po shndërrohet gradualisht në një traditë edhe në qytetin e Vlorës.
Mijra qytetarë e kaluan atë në mjedise të hapura, përgjatë bregdetit, si edhe në vende turistike, në Qafën e Llogorasë etj.
Ndërkohë , qindra të tjerë ju bashkuan festimeve në qytetin e Elbasanit, apo në kryeqytet./a.g/http://www.ata.gov.al/vlore-panairi-art-kulture-tradite-ne-diten-e-veres-237026.html
Nessun commento:
Posta un commento