29 marzo 2015

Turizmi dhe Kultura, axhendë të përbashkët për restaurimin objekteve të trashëgimisë

zvernecTIRANË, 27 Mars / ATSH/-Përfaqësues të Agjensisë Shqiptare të Turizmit, Ministrisë së Zhvillimt Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes,  Ministrisë së Kulturës, dhe Shoqqatës Shqiptare të Turizmit, diskutuan sot për axhendë të përbashkët për restaurimin e objekteve të trashëgimisë.
Disa nga pikat kryesore të kësaj axhende që u diskutuan gjatë takimit, sipas njoftimit të publikuar nga Shoqata Shqiptare e Turizmit kishin të bënin me restaurimin e objekteve të trashëgimisë si Ura e Zvërnecit, apo edhe gjetja e mundësisë për mbajtjen hapur çdo ditë të javës, të të gjitha muzeve, gjithashtu edhe  i muzeve që menaxhohen me më pak staf, në varësinë  e institucioneve.
Disa nga çështjet e diskutuara ishin: njohja e biletave të paguara dhe të mbledhura gjatë vitit 2014 nga agjensitë turistike,  publikimi i orareve të sakta të Muzeve, pajisja e tyre me guida të autorizuara shqiptare të sitit ose agjensisë, pajisja e tyre me blloqe tatimore  apo edhe përcaktimi disa muzeve dhe kalave nga atraksione në kombëtare si  Muzeu Kombëtar, Muzeu Arkeologjik i Tiranës, Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Amfiteatri i Durrësit, Zona muzeale e Krujës (Kala, Pazar dhe dy muzete)  Kalaja e Shkodrës dhe Muzeu Historik, Kalaja e Beratit bashkë me muzete , Siti i Apollonisë me Muzeu Arkeologjik , Kalaja e Gjirokastrës së bashku me muzetë, Butrinti, Bylis dhe Muzeu mesjetar në Korçë. /k.m/ /a.g/http://www.ata.gov.al/axhenda-e-takimit-turizm-kulture-243309.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate