TIRANE, 3 Mars/ATSH/- Shqipëria bëhet gati për pjesëmarrjen në panairin ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin nga data 4-8 Mars.
Shqipëria pritet të shpalosë vlerat, resurset dhe kapacitetet si një vend ku turizmi nuk është më spontan, por gjithëpërfshirës dhe i pandalshëm në çdo stinë e ditë të vitit.
Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT) këtë vit i janë bashkuar edhe 18 agjenci turistike private për të prezantuar Shqipërinë turistike.
Këtë vit pozicioni i stendës së Shqipërisë është më i favorshëm, pasi është më pranë stendave të vendeve të tjera të Rajonit dhe Evropës./a.gjonaj/ /a.g/http://www.ata.gov.al/shqiperia-ne-panairin-nderkombetar-te-turizmit-itb-berlin-231230.html
Nessun commento:
Posta un commento