01 marzo 2015

Ngjyrat e botës mblidhen në Tiranë, miq nga 14 vende do të zbukurojnë Pallatin e Kongreseve

festivalTIRANE, 28 Shkurt/ATSH/-Festivali Kulturor Ndërkombëtar i Rinisë do të mbledhë në Pallatin të Kongreseve, pjesëmarrës nga Franca, Kosova, Maqedonia, Mozambiku, Afrika e Jugut etj.
Eventi  kulturor që do të mbahet me datë 4 prill, në  Tiranë do të shoqërohet me aktivitete promovuese të kulturës shqiptare nga të gjitha trevat duke përfshirë Kosovën, Çamërinë dhe Arbëreshët.
Në Shqipëri Festivali Kulturor Ndërkombëtar i Rinisë organizohet nga institucionet arsimore turke Turgut Ozal dhe Gulistan.fetsival1
Ky aktivitet i cili po kthehet  tashmë në një traditë, organizohet me synimin që nxënësit tanë të njohin dhe jetojnë kulturën e tyre, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes popujve të ndryshëm nëpërmjet njohjes dhe shkëmbimit të vlerave kulturore.
I konceptuar me një përmbajtje të gjërë, festivali që organizohet për të dytën herë do të jetë i hapur për publikun.
FOTONë stendat promovuese nxënësit do të prezantojnë për të pranishmit dhe vizitorët, vlerat folklorike dhe kulturore të zonës së tyre.
Gjatë mbrëmjes gala juria e përzgjedhur do të akordojë dhe një çmim special për personalitetin e vitit me më shumë kontribut për kulturën shqiptare.
Ngjyrat e botës mblidhen në Tiranë
Ndërkohë që përgatitjet për festivalin e 2-të në Shqipëri vazhdojnë, në arenën ndërkombëtare, me mijëra fëmijë nga mbi 160 vende të botës përgatiten për festivalin e 13-të ndërkombëtar të gjuhës dhe kulturës.ngjyrat
Vendi ynë është përfaqësuar denjshëm në këto festivale në vitet e kaluara dhe këtë vit nxënësit tanë do të mahnitin shikuesit e vendeve të ndryshme të botës si Amerika, Afrika e Jugut, Australia, Filipinet, Tajlanda etj.
Ndërsa Maria nga Franca, Anita nga Kosova, Arturi nga Ukraina, Tinano nga Gjeorgjia, Zareeni nga Bangladeshi, Nekruzi nga Taxhikistani janë vetëm disa nga ata të rinj që po presin plot emocione ditën kur do të vijnë në Shqipëri për të marrë pjesë në Festivalin Kulturor 2015.
festiNë këtë mënyrë fëmijë nga vende të ndryshme, me ngjyra, gjuhë, zakone, besime të ndryshme, gjejnë mundësinë të takohen e të njihen me njëri tjetrin.
Ne mendojmë dhe besojmë se çdo njëra nga këto vlera ka të veçantën e saj ashtu si çdo ngjyrë ka të veçantën e saj në krahasim me të tjerat. Janë ato ngjyra të cilat kur mblidhen e kombinohen së bashku, formojnë tablonë e mrekullueshme. Sa më shumë ngjyra, aq më e larmishme bëhet bota.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate