07 marzo 2015

Shishtavec Kukës, Albania zhvillohet për herë të parë kampionati i skive 3/2015

Pubblicato il 07 mar 2015
Një piste gjigante me dëbore në Shishtavec të Kukësit ka qenë vendi ku u zhvillua kampionati i skive. Gjithsej në garë ishin 5 ekipe, ku 4 ekipe nga Komuna Shishtavec dhe një ekip nga Korça, mes tyre dhe shumë femra garuan për vendin e parë ne këtë sport të ri në vendin tonë.

Sipas drejtuesve vendorë të Kukësit, ky sport po shihet si një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit malor në zonën e Shishtavecit, që ka resurse të mëdha edhe për turizmin veror.

Ndërkohë që skiatorë të të gjitha moshave kanë garuar mes tyre në këtë kompeticion të sportit dimëror të skive, janë shprehur se ndërtimi i një piste profesionale skijimi, do të ishte një mundësi e mirë për të organizuar kampionate kombëtare e ndërkombëtare.
Vitet e fundit zonat malore në veri dhe juglindje po ushtrojnë sportin e skive edhe si mënyre për tërheqjen e turisteve dhe zhvillimin e zonave të tyre.

,,,..

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate