TIRANË, 27 Mars / ATSH -N. Lena/ – Agjencia Kombëtare e Bregdetit, në vijim të masave për të qënë të gatshëm per sezonin e ri veror dhe kryesisht te plazheve tona, ka menduar ta prezantoje bregdetin tonë në një tjetër formë.
Së shpejti- AKB- do të hedhe në qarkullim një hartë të vijës bregdetare, ku shtrihen plazhet e deteve Adriatik dhe Jon, të porteve ku mund të ankorohen jahtet turistike, si dhe informacione përkatëse në ndihmë të vizitorëve vendas e të huaj. Këto harta do të kenë detaje të hollësishme orientuese si për turizmin bregdetar, atë të arkeologjisë nënujore, të veprave monumentale e kulturore në vijën e bregdetit dhe aksesore të tjerë që i vijnë në ndihmë pushuesit. Kjo është një tjetër iniciativë drejtorit Auron Tare që drejton këtë Agjenci. /a.ke/http://www.ata.gov.al/nje-tjeter-ide-e-tares-per-menaxhimin-turistik-te-bregdetit-242819.html
Nessun commento:
Posta un commento