27 marzo 2015

Elbasan- Rikthehet fazani në pyjet e qarkut

rrapet-e-bushekut.Foto-MELBASAN, 27 Mars /ATSH-Miranda Sadiku/.-  Kafshët e egra nuk mund të shtohen vetëm me moratorium dhe sllogane mediatike, por me veprime konkrete.
Kjo është motoja që ka përfshirë  Shoqatën e Gjahtarëve në Elbasan. Për këtë qëllim kryesues të shoqatës kanë ndërmarrë një nismë mjaft të veçantë të blejnë kafshë të egra dhe shpendë dhe ti hedhin për të pasuruar pyjet shqiptare.
Akti më i fundit ishte blerja e 70 fazanëve në Maqedoni të cilët u hodhën në mënyrë të organizuar nga antarët e shoqatës në pyjet e Belshit, Shushicës, Funarit, Griqanit, Paprrit etj.
Kryetari i Shoqatës së gjuetarëve Gëzim Gjordumi shprehet se ‘ gjatë 25 viteve të fundit gjahu autokton është varfëruar shumë për shkak të gjuetisë së paligjshme”.
Sipas tij, “ përgjegjësia bie jo vetëm ndaj individëve të papërgjegjshëm por edhe vetë shoqatave, ministries, shërbimit pyjor dhe organizmave të tjerë  qe  nuk kane bere asgje per ruajtjen e gjahut për të cilin kanë përgjegjësi.
 Edhe antarë të tjerë të shoqatës mbështesin  Gjordumin në këtë iniciativë. Kryeinspektori i Mjedisit Besim Kryemadhi shprehet se “ mbështet këtë iniciativë dhe do të bashkëpunojë ngushtë për zbatimin e moratoriumit si dhe legjislacionit në fuqi”.
 Shoqata është në kërkim të lepurit të egër, fazanit të malit, kaprollit dhe derrit të egër për ti blerë dhe për ti hedhur në pyje. Shoqata Elbasani ka ftuar edhe shoqata të tjera në shkallë vendi që të ndjekin të njëjtin shembull dhe të ndalojnë gjuetinë për 5-10 vjet në mënyrë që të rikthehet popullimi i dikurshëm i pyjeve me kafshë e shpendë të egër. /a.g/http://www.ata.gov.al/elbasan-rikthehet-fazani-ne-pyjet-e-qarkut-243179.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate