20 marzo 2015

Muzeu arkeologjik i Durrësit do hapë dyert për vizitorët brenda disa ditësh.

Muzeu-Arkeologjik-Durres-Foto-Gezim-KabashiDURRES, 20 mars /ATSH- G. Kabashi/. – Muzeu arkeologjik i Durrësit do hapë dyert për vizitorët brenda disa ditësh. Pas rikonstruksionit të godinës që zgjati afro katër vjet, eksponatet e tij do të jenë të hapura për publikun vendas dhe të huaj – bënë të ditur burime nga drejtoria rajonale e kulturës kombëtare.
Ditët e fundit kanë përfunduar punimet për sistemimin e oborrit të muzeut ku janë ekspozuar një pjesë e objekteve arkeologjike. Ndërkaq, fondet me objekte ende të pastudiuara janë vendosur në një magazinë të vogël në pjesën e pasme të oborrit.
Rikonstruksioni i muzeut arkeologjik më të madh të vendit nisi në shtator të vitit 2011, por punimet u ndërprenë disa herë për shkak të një paqartësie në pronësinë e truallit në pjesën e pasme të oborrit, si dhe në vështirësitë e hasura për transferimin e fondeve të strehuara prej vitesh në katin e tretë të godinës.
Muzeu arkeologjik është një nga krenaritë e qytetit të Durrësit. Ai u përurua në vitin 1951 me nismën e arkeologut të njohur Vangjel Toçi në një godinë dykatëshe të shëtitores që mban sot emrin “Taulantia”.
Një pjesë e objekteve arkeologjike, që u vendosën fillimisht në eksponatet e muzeut të vjetër u zhvendosën në vitin 2002 në Muzeun e ri arkeologjik, që u ndërtua vetëm 200 metra më në veri, në të njejtën rrugë. Vetëm në katin e parë të godinës do të riekspozohen rreth 2100 objekte që i përkasin periudhës para themelimit të qytetit deri në shekullin e 4-t pas erës sonë.
Muzeu arkeologjik i Durrësit dhe amfiteatri antik janë dy nga pikat më të vizituara të Durrësit, qendra të rëndësishme të turizmit historik dhe tepër të vlerësuar nga specialistët e huaj. /a.ke/http://www.ata.gov.al/muzeu-arkeologjik-i-durresit-gati-te-prese-vizitoret-239599.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate