Në kalanë e Gjirokastrës, ku do të mbahet edicioni i radhës i Festivalit Folklorik Kombëtar, kanë nisur punimet për sistemimin e kështjellës së Argjiros.
Aktualisht është mundësuar largimi i bimësisë dhe mbetjeve të ndryshme nga disa zona të kështjellës. Gjatë këtyre punimeve është bërë i mundur evidentimi i vlerave arkitektonike e ndërtimore në disa galeri të gurta që përshkojnë kështjellën e Gjirokastrës.
Sipas specialistëve të monumenteve nxjerrja në pah e vlerave të tilla ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të vizitorëve.
Kalaja e Gjirokastrës mbetet e preferuara, për t'u vizituar nga grupet vendase e të huaja që mbërrijnë në Gjirokastër. Gjallëri të vecantë këtij monumenti do t'i japë edhe organizimi i Festivalit Folkorik Kombëtar në 10-16
maj......
Nessun commento:
Posta un commento