07 marzo 2015

Tare: Taksë për ata që shfrytëzojnë vijën bregdetare për biznes



plazhetTIRANË, 7 Mars / ATSH/ – Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, ka rezervat e tij për menaxhimin e plazheve shqiptare dhe vijës bregdetare në tërësi, asete turistike dhe ekonomike me mjaft rëndësi për vendin.
Ai shprehet se situata është e papranueshme në çdo drejtim, ndaj qeveria po kërkon një model tjetër për menaxhimin e vijës bregdetare.
Tare thotë se modeli i ri parashikon një sistem të unifikuar të administrimit të plazheve në gjithë territorin, e cila do të mbikëqyrë të gjitha proceset që nga pastrimi, te mirëmbajtja, te kontrolli i niveleve të ndotjes, e deri te vjelja e taksave e çertifikimi dhe licencimi i operatorëve turistikë.
Sipas tij, modeli i ri do t’i japë zgjidhje një herë e mirë zaptuesve të plazheve dhe vijës bregdetare, të cilët prej vitesh mbajnë peng sipërfaqe të tëra dhe nuk paguajnë taksën e duhur./n.l//m.m/http://www.ata.gov.al/tare-takse-per-ata-qe-shfrytezojne-vijen-bregdetare-per-biznes-233411.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate