30 marzo 2015

Sahati i Kalasë të Gjirokastrës ​“rikthehet” në punë pas 10 vitesh

30 Mars 2015 - 13:23
Gjirokaster - Kulla e Sahatit të Kalasë së Gjirokastrës po restaurohet pas 10 vjetësh. Krahas punës që po bëhet në kështjellën e qytetit të Gjirokastrës për pastrimin, projektin e rilevimit, edhe sahati do tani do të kryjë funksionin e tij.
 
Pavarësisht disa projekteve për rivënien në punë të tij, asnjëherë nuk është arritur që të bëhet dicka konkrete.
 
Ndërkohë një projekt për ndricimin e këtij monumeti është në fazë përfundimatare, e cila do ta bëjë edhe më të evidentueshëm këtë monument madhështor.
 
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në kuadër të Festivalin Folklorik Kombëtar 2015 i cili pritet të zhvillohet në muajin maj të këtij viti, po kryen pastrimin e galerive, e po ashtu ka përfunduar projektin e dixhitalizimit të të gjitha monumenteve kategori e parë dhe e dytë në zonën historike të qytetit.
 
Redaksia Online(a.h/shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/kulture/2730/sahati-i-kalas--t--gjirokastr-s----8203-rikthehet-n--pun--pas-10-vitesh-282177.html#sthash.v3uIQfpR.dpuf

..

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate