TIRANE, 28 Shkurt/ATSH/- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, peruroi të shtunën përfundimin e fazës së parë të projektit të ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza në Velipojë, Shkodër.
Duke e konsideruar këtë si një investim të rëndësishëm për Velipojën, si zonë turistike, ministri Haxhinasto tha se përfundimi i fazës së parë të projektit do të sigurojë përpunimin e ujërave të zeza për 18 mijë banorë në këtë zonë. “Ky projekt është një domosdoshmëri për mbrojtjen dhe cilësinë e plazhit të Velipojës, ndaj ju bëj thirrje banorëve dhe biznesve të fillojnë lidhjet dhe të mos përdorin me gropat septike”, tha Haxhinasto. Kostoja e kontratës për ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza në Velipojë është 3.5 milionë euro. Impianti nga sot është gati t’u shërbejë 18 mijë banorëve.
Ministri Haxhinasto shoqërohej nga zëvendësministrja e Integrimit, Erisa Xhixho dhe Shefi i Bashkëpunimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Yngve Engström./a.gjonaj//a.ke/http://www.ata.gov.al/haxhinasto-peruron-fazen-e-pare-te-punimeve-te-impiantit-te-ujerave-te-zeza-ne-velipoje-230279.html

Nessun commento:
Posta un commento