19 aprile 2015

Kinë-Shqipëri, përfaqësuesit e industrisë së turizmit takohen në Pekin

PekinTIRANE, 18 Prill/ATSH-CRI- Panairi i turizmit i Pekinit u dha mundësi agjencive turistike shqiptare të takohen drejtpërdrejt me kompanitë kineze në një shkëmbim sipas formës biznes me biznes.
Kjo është një prej platformave më të rëndësishme të Kinës për të nxitur bashkëpunimin midis përfaqësuesve të industrisë në fjalë.
Kina pritet të kalojë Shtetet e Bashkuara për nga numri i turistëve që udhëtojnë jashtë vendit, e ku vetëm gjatë vitit 2014, 107 milionë kinezë udhëtuan në vende dhe rajone të tjera të botës me një rritje prej afërsisht 20% ka viti paraardhës çka tregon potencialin e këtij tregu dhe me mundësi reale për thithjen e turistëve nga ky vend.
Me organizimin e Agjencisë Kombëtare të Turizimit, katër agjenci private shqiptare iu bashkuan panairit: ATHS, Key Tours, Intours dhe Albtours D).
Alborent Rama, përgjegjësi i marketingut i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, thotë se pjesëmarrja në këtë panair ishte guri i parë i themelit në tregun e fuqishëm të Kinës.pekin1
“Ka qenë një befasi e këndshme fakti kemi gjetur që në ditën e parë një interes të jashtëzakonshëm nga turistët kinezë për të njohur Shqipërinë”, tha ai.
“Po promovojmë një Shqipëri që nuk është e fokusuar vetëm tek turizmi i rërës dhe i dielli, por një turizëm me alternativa gjatë gjithë vitit. Shqipëria ka një ofertë turistike uinike ,” tha Rama.
Agjencitë shqiptare janë duke ofruar paketa që përmbajnë udhëtime jovetëm brenda Shqipërisë, por edhe në vendet fqinje. I vetmi problem për të cilin ata kërkojnë ndihmën e autoritete është ai i vizave.
pekin2Besnik Vathi, president i agjencisë ATHS, propozon që turistët të pajisjen vetëm me një vizë në vendin që i pret i pari.
“Po mundohemi që me një vizë të secilit vend që e pret turistin kinez për herë të parë, të kalojë në vendet e rajonit papasur nevojë për t’u pajisur me dy apo tre viza,” tha Vathi.
Gjatë ditëve të panairit ku morën pjesë më shumë se 4000 vizitorë profesionale dhe tur operator jo vetëm nga Pekini, u zhvilluan takime të shumta biznesi dhe është bërë e mundur prezantimi i paketës turistike që ofron Shqipëria për një treg i cili nga viti në vit po rritet me ritme të shpejta.
AKT-ja përfitojë nga rasti të zhvillonte kontakte me median kineze për të mundësuar që informacioni turistik të jetë në dispozicion për turistët kinez edhe në gjuhën e tyre.pekin3
Ndërkohë po punohet në bashkëpunim me ambasadën tonë në Pekin që të organizohet një udhëtim familjarizues në Shqipëri me afersisht 15 gazetarë të mediave kineze në muajin maj ose qershor.
Interesant është fakti që stenda jonë në këtë panair u vizitua edhe nga shqiptarë të shumtë që jetojnë dhe studiojnë në Pekin.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate