Së fundi Christin Linger nga Hollanda, ka blerë një banesë të gurtë në afërsi të Pazarit Karakteristik për ta kthyer në një bujtinë për akomodimin e vizitorëve.
Bëhet fjalë për banesën “Dobi” e cila ndodhet në një gjendje problematike sa i përket vlerave të saj ndërkohë që Linger ka nisur restaurimin e godinës me duart e saj.

“Erdha në Gjirokastër për herë të parë në vitin 2009 si turiste së bashku me një grup bashkëmoshatarësh të mi. Vizita në qytetin e gurtë me la mbresa të cilat vazhdova t’i ruaja në kujtesën time edhe kur u ktheva në Holandë. Këtu pashë nga afër bukuritë e qytetit, mikpritjen dhe bujarinë e njerëzve dhe mund të them se më pëlqeu shumë. Prej asaj vizite u lidha shumë me Gjirokastrën. Në vitin 2011 erdha sërish në Gjirokastër si turiste. Kësaj radhe dija më shumë për historinë dhe vlerat e tij. Duke parë grupet turistike si dhe interesin në rritje në Holandë për qytetin tuaj, vendosa të përfshihem në një biznes turistik. Bisedova me pronarët e banesës Dobi pasi ajo më tërhoqi shumë dhe ndodhej në afërsi të Pazarit Karakteristik. Ramë dakord që unë ta blej këtë shtëpi megjithëse ishte e dëmtuar. Tani kam nisur restaurimin e saj për ta kthyer në një bujtinë turistike dhe mendoj se është diçka e mirë jo vetëm për mua, por edhe për kontributin që jap për vlerat e qytetit. Madje shumë banorë më kanë përgëzuar për punën që bëj”, thotë Xhristin Linger.
Në Holandë 27-vjeçarja nisi të mblidhte informacion të gjerë për qytetin, historinë, vlerat muzeale të shtëpive të gurta në Gjirokastër. Pasi gjeti edhe miratimin e familjes, ajo vendosi të blinte një shtëpi karakteristike për ta kthyer në një hostel.

Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/kulture/2730/holandezja-q--dashuroi-gjirokastr-n-blen-sht-pin--p-r-ta-kthyer-n--hostel-286280.html#sthash.wX6NA6gI.dpuf
..
Nessun commento:
Posta un commento