17 aprile 2015

Promovimi i turizmit nëpërmjet internetit nis nga Shkodra – Dixhitalizim të Muzeut Historik

Muzeu Historik i Shkodres
Muzeu Historik i Shkodres
SHKODER, 17 Prill/ATSH/- Shkodra bëhet qyteti i parë në vend me “Muzeun Dixhital” ku trashëgimia kulturore dhe historike e saj, do të jenë tashmë lehtësisht pjesë e trashëgimisë evropiane.
Kjo bëhet e mundur falë marrëveshjes që Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito nënshkroi sot në Shkodër me zv/Kryeministrin e njëherësh Ministri i Telekomunikacionit në Mal të Zi, Vujica Lazoviç.
Marrëveshja synon që të dy vendet, të bashkëpunojnë për promovimin e turizmit nëpërmjet internetit duke filluar me dixhitalizimin e fondit të Muzeut Historik të Shkodrës.harito3
“E duam Shqipërinë inovative”, kjo është motoja që na udhëheq në punën tonë tha ministrja Harito në fjalën e saj.
Projekti përfshin dixhitalizimin e mbi 1200 objekteve në Muzeun e Shkodrës, një guidë audio në shqip dhe anglisht por njëkohësisht Website-n e muzeut. Ky projekt i financuar nga BE dhe i prezantuar në muajin shkurt të vitit të kaluar përmbyll fazën e parë në Muzeun e Shkodrës për të vazhduar më pas me një projekt të aksesit në internet në zonën e Bjeshkëve të Namuna.
haritoPër zv/kryeministrin malazez, njëherësh edhe Ministër i Shoqërisë Informative dhe Telekomunikacionit Lazoviç, dy vendet tona nisin një rrugëtim të përbashkët në këtë fushë, me synim integrimin e plotë në familjen europiane.
Dixhitalizimi i Muzeut Historik të Shkodrës u realizua në kuadër të Projektit Ndërkufitar “Promovimi i Lidhjes së Internetit të Shpejtë në zonën kufitare të Bjeshkëve të Namuna” i financuar nga Bashkimi Evropian, Programi Ndërkufitar IPA Shqipëri-Mal i Zi.
Muzeu Historik i Shkodrës ka nisur të organizohet që në vitin 1947, nën emërtimin “Muzeu Popullor” dhe mori formë të plotë në vitin 1949. Ai u vendos në qendër të qytetit, në një ndërtesë monumentale të shekullit të XIX-të, vlerat e së cilës ia shtonte “Kulla e Sahatit” pranë tij.muzeu
Muzeu fillimisht u ngrit mbi bazën e koleksioneve të vjetra të kuvendeve të Jezuitëve dhe Franceskanëve themeluar që nga fundi i shekullit të XIX, si dhe nga koleksionet e familjeve shkodrane. Më pas ato erdhën duke u shtuar përmes dhurimeve, blerjeve, gjetjeve te rastit dhe gërmimeve arkeologjike.
Gjatë viteve në vazhdim ngrihen edhe muze e shtëpi-muze të tjera, duke formuar një rrjet muzeal prej 7 qëndrash muzeale në qytetin e Shkodrës. Me reformat e thella që u ndërmorrën në fillim të viteve 1990, sidomos me kthimin e pronave të ish-pronarëve, shtëpitë ku ishin ngritur muzetë u privatizuan e rrjeti muzeal u shpërbë, duke mbetur në funksion vetëm Muzeu qëndror ku u grumbulluan të gjitha objektet muzeale të qendrave të mëparshme.
harito4Në vitin 1996, Muzeu Historik i Shkodrës u transfer­ua në banesën monumentale të restauruar (shtëpi karakteris­tike shkodrane që mban emrin “Oso Kuka”) ku ndodhet edhe sot. Paralelisht me të vazhdon të funksionojë edhe Muzeu i Kalasë “Rozafa” i vendosur në godinën e Kapitenerisë i cili është hapur në vitin 1987.
Muzeu Historik i Shkodrës është një muze lokal dhe bën pjesë në rrjetin e institucioneve kulturore në vartësi të Bashkisë së qytetit. Ai përbëhet nga Muzeu qëndror (i vendosur në shtëpinë e Oso Kukës) dhe ai i Kalasë “Rozafa”.
Funksioni i tij është promovimi i historisë dhe i traditave kulturore lokale e kombë­tare tek qytetarët e komunitetit brenda e jashtë vendit.muzeu1
Megjithatë gjatë gjithë jetës së tij ka kryer edhe veprimtari kërkimore në nivel lokal, duke aktivizuar bashkëpunëtorë të shumtë, specialistë e dashamirës të kulturës. Brenda qytetit ai bashkëpu­non me sukses me Universitetin L. Gurakuqi, bibliotekën “Marin Bar­leti”, Galerinë e Arteve dhe Teatrin “Migjeni”,  dhe me institucione të tjera simotra në Shqipëri e në rajon.
Muzeu organizon periodikisht ak­tivitete komemorative, konferenca e seminare me tematika të ndryshme. Aktualisht boton revistën “Kumtari” dhe ka ndërmarrë botimin e 10 vëllimeve me materialet e seminarit “Shkodra në shekuj”, ku përfshihen studime në fushat e his­torisë, arkeologjisë, etnologjisë, folk­lorit, gjuhësisë, letersisë e arteve.
harito2Muzeu përbëhet nga seksionet e mëposhtme: në atë të etnografisë, arkeologjisë, të artit pamor dhe bibliotekën, kjo e fundit sherben si fond i studimeve shkencore qe kryen stafi punonjës në veprimtarinë e tij./a.gegvataj/http://www.ata.gov.al/promovimi-i-turizmit-nepermjet-internetit-nis-nga-shkodra-251950.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate