
Na ndajnë pak ditë nga hapja e sezonit turistik dhe bregdeti i Durrësit vijon të jetë i pushtuar nga mbeturinat e shumta.
Zonat turistike duket se po neglizhohen pasi ende asnjë institucion nuk eshte angazhuar për marrjen e masave në terren. Vetë vizitorët shprehen të shqetësuar për vonesën, sepse kanë nisur t’a frekuentojne qe tani zonën e plazhit.
Gjatë sezonit të vitit të kaluar gjithashtu bregdeti i Durrësit pati probleme me mbeturinat, por angazhimi I bashkisë, strukturave të Ministrisë së Turizmit, si dhe i Forcave të Armatosura, bënë që situata të normalizohej duke çuar në një sezon normal turistik në këtë vijë bregdetare. /a.ke/http://www.ata.gov.al/durresi-ne-prag-te-sezonit-turistik-254679.html
Nessun commento:
Posta un commento