11 aprile 2015

Fillon pastrimi i plazheve ne prag te sezonit veror 2015

.Qeveria ka nisur zyrtarisht këtë të shtunë pastrimin e zonës bregdetare. Dy ministrat përgjegjës, ai i mjedisit dhe ministri i ekonomisë dhe turizmit të mbështetur nga shoqëria civile dhe vullnetarë të ndryshëm kanë filluar punën për të hequr mbeturinat në plazhin e Spillesë. Ministri Arben Ahmetaj tha javën e ardhshme vetë kryeministri do të nxjerrë një urdhër për masat që do të merren me hapjen e sezonit të ri turistik. Ndërsa ministri mjedisit Lefter Koka tha se ky aksion nuk do të ndalet me kaq, por do të vazhdojë në të gjithë vijën bregdetare. Shqipëria ofron një paketë turistike të varfër krahasuar me vendet e tjera të rajonit të cilat e konkurrojnë atë, duke nisur që nga infrastruktura shërbimi e deri te pastërtia e ambienteve ku pushojnë vizitorët..

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate