21 aprile 2015

Punimet artizanale, një atraksion turistik që nuk po kuptohet nga të rinjtë

Punime-artizanale-Foto-ARKIV-ATSH-466x350TIRANË, 21 Prill / ATSH / – Turistët në qytetet muze si Berati, Gjirokastra dhe Kruja, paraqesin një interes të veçantë për punimin me dorë të sixhadeve e qilimave dhe orendive të tjera artizanale.
Vite më parë në qytetin e Krujës funksiononte ndërmarrja artistike ku ishin të punësuara mbi 1000 gra e vajza, por pas mbylljes në vitin 1990, tradita e punimit artizanal të qilimave vazhdon në pazarin e vjetër të Krujës, përmes disa punishteve të vogla.
Por punimi artizanal nuk shfaq interes për moshat e reja, çka rrezikon zhdukjen e traditës.
Artizanët e vjetër thonë se shumë vetë nuk e besojnë që këto punohen, dhe kur e shohin këtu në dyqan që këto punohen, atëherë kanë interes sepse janë prodhime shqiptare. Të rinjtë nuk kanë interes për këtë punë, por gabohen sepse kjo është një punë shumë e bukur, që nuk do humbasë asnjëherë, vetëm do t’i rriten vlerat, thonë ata.
Punimet bazohen krejtësisht në motivet tradicionale shqiptare, dhe pikërisht origjinaliteti ka rritur interesin e turistëve./m.m/http://www.ata.gov.al/punimet-artizanale-nje-atraksion-turistik-qe-nuk-po-kuptohet-nga-te-rinjte-253334.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate