
Pas 3 ditë kohë me reshje bore, era e veriut e hapi kohën, thote Mati. “Jam 292 km larg Tiranës në Alpet e Shqipërisë, malesi e Dukagjinit, në fshatin Bogë të Rrugovës të Pejës”, raporton ai. Këtu ka dëborë, ajër të pastër dhe një mikpritje të rrallë shqiptare. Na presin në bujtina apo shtëpi të tyre dhe sillen shumë miqësisht me ne të ardhurit. Kulinaria vendase dhe tradita e gatimit dhe servirjes, u bëjnë shumë përshtypje miqëve të mi francezë. Aty mësojnë edhe për historinë, traditën dhe kulturën e zonës. Ata na shpjegojnë edhe domethënien e emrave të fshatrave, rrugëve e vendbanimeve gjithmonë duke i shqipëruar apo krahasuar me shqipen. Rrugovë dhe Bogë ka të bëje me rrugën malore natyrore që lidh buzëdetin Adriatik me Rrafshin e Dukagjinit: Bokë e Kotorrit-Bogë e
Kelmendit-Theth-Qafë Pejë-Qafë e Dasmorëve-Bogë e Rrugovës-Pejë..,e plotë toponime të tjera që lidhen me banime të herëshme dhe histori të këtyre anëve. Në këto anë mëson edhe për sllavizimin e shumë emrave e toponimeve që origjinën e hershme e kanë nga shqipja e vjetër, thotë Mati. Emri Bogë ka mundësi të jetë sllavizim i fjalës “bocca”, grykë. Pra: Bogë=Bokë=Grykë-shpjegon ai. Peizazhi turistik shqiptar është i vizitueshëm në çdo stinë. Bora dalengadalë do të shkrijë dhe gjelbërimi do të mbuloi këto anë. Të tjerë vizitorë do të dynden drejt veriut piktoresk duke zbuluar të tjera vlera të natyrës sonë. Por, a jemi ne gati për të pritur turistët e radhës? Infrastruktura rrugore mbetet problemi kryesor që pengon turizmin malor. Po ashtu, shërbimi hoteljer i mbetur në dorë të pasionantëve amatore dhe kualifikimi i munguar. Një tjetër problem mbetet shërbimi mjekësor në këto zona të thella. Jane probleme që duhen zgjidhur në kohë për të pasur një turizëm produktiv. /a.ke/http://www.ata.gov.al/keto-dite-me-borene-alpet-e-shqiperise-248915.html

Nessun commento:
Posta un commento