18 aprile 2015

18 Prilli dita e monumenteve dhe e vendbanimeve historike

Në ditën ndërkombëtare të monumenteve në disa qytete të vendit janë organizuar aktivitet të ndryshme për më shumë sensibilizim për ruajtjen e tyre. 
Në Berat pjesë e UNESCO-s me rastin e kësaj dite u kërkua më shumë sensibilizim për mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Në Qendrën Kombëtare të Muzeumeve u prezantua një ekspozitë sensibilizuese nga nxënësit e shkollave me temën Vlera, Edukim dhe Art. Drejtori i Monumenteve të Kulturës Eugen Kallfani u shpreh se kur ruhen vlerat muzeale, investimet janë të mirëpritura. 

Në Durrës, qyteti i konsideruar si kryeqyteti i antikitetit, çdo shkollë e mesme ka marrë në kujdestari një monument për tu kujdesur. Të rinjtë e këtyre shkollave janë rikthyer në këto monumente dhe kanë performuar historinë që ato përfaqësojnë sipas periudhave në të cilat ato datojnë. 

Që të mos përsëritet ajo çfarë ka ndodhur deri me tani me Monumentet e Kulturës, fëmijët dhe të rinjtë duhen sensibilizuar për ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre. Këtë mesazh e ka përcjellë në Ditën Botërore të Monumenteve të Kulturës Përgjegjësi për Lezhën Paulin Zefi. 

Redaksia Online(F.M/shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/kulture/2730/18-prilli-dita-e-monumenteve---dhe-e-vendbanimeve-historike-286248.html#sthash.x1wWVlod.dpuf.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate