
Blogu amerikan dedikuar turizmit “ travelpuls.com” në prag-fillimin e sezonit turistik veror, i bën një përmbledhje vendeve më piktoreske e më atraktive të gadishullit të Balkanit, për të mos u anashkaluar në guidat e tyre turistike. Një vend i veçantë i kushtohet Shqipërisë, duke i ftuar kështu vizitorët e shumtë të zbulojnë Shqipërinë e vërtetë. Me foto të veçanta ilustrohen peizazhet e bukura të natyrës sonë si, Riviera apo lartësitë alpine të Thethit e Valbonës. Një vend të rëndësishëm zenë monumentet e kulturës dhe trazhgimia jonë kulturore.
Guidat rreth qyteteve historike si, Kruja, Berati, Durrësi e Gjirokastra, japin një përshkrim historik të ketyre trevave për vizitorin. /a.ke/http://www.ata.gov.al/travel-pulse-vlereson-turizmin-shqiptar-251242.html
Nessun commento:
Posta un commento