24 aprile 2015

Prezantimi i gastronomisë dhe traditës shqiptare në Ekspozitën Botërore të Milanos 2015

TIRANË, 22 Prill/ATSH/-  Në Residencën e Ambasadës  Italiane në Tiranë, së bashku me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit dhe Investimeve (AIDA)organizojnë  te enjte një aktivitet për prezantimin e Ekspozitës Botërore të Milanos 2015 – nismë e rëndësishme që Italia do të mirëpresë në periudhën 1 maj – 31 tetor 2015  ku  marrin pjesë rreth 150 Vende nga e gjithë bota  ashtu edhe  Pavijoni i Shqipërisë, ku do të paraqiten përsosmëritë gastronomike të traditës shqiptare.
Zyra për shtyp e Ambasadës së Italisë ne një njoftim për shtyp sqaron se Komisari i Përgjithshëm i Shqipërisë në Expo Milano 2015, Manjola Gjoni, do të prezantojë këtë aktivitetet që Shqipëria synon të organizojë gjatë gjashtë muajve me rastin e pjesëmarrjes në Expo 2015, si dhe do të dorëzojë uniformën zyrtare të përfaqësimit të grupit të punës që do të jetë në Expo Milano. Ndërkohë që gjatë mbrëmjes, ku do të marrë fjalën edhe Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti,  do të prezantohet harta gastronomike e të gjitha rajoneve të Shqipërisë, si dhe të vendeve ku minoritetet shqiptare kanë ruajtur traditat e tyre.
Shqipëria është bërë pjesë e Expo Milano 2015 brenda Cluster-it Bio-Mediterraneum. Ekspozita Botërore në Milano, do fokusohet në temën “Të ushejmë Planetin. Energji për Jetën”, sfida e së ardhmes për t’i siguruar njerëzimit ushqim të shëndetshëm, të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm.http://www.ata.gov.al/prezantimi-i-gastronomise-dhe-tradites-shqiptare-ne-ekspoziten-boterore-te-milanos-2015-254160.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate