14 aprile 2015

Turizmi i vëzhgimit- Divjaka shembulli më i mirë

vrojtimiTIRANË, 14 Prill /ATSH/ N.Lena – Turizmi i vëzhgimit të shpendëve apo kafshëve të egra, tashmë po kthehet në një lëvizje të vërtetë turistike edhe për vendin tonë.
Shembulli më domethënës për këtë është Parku Kombëtar i Divjakës, ku çdo fundjavë me dhjetra vizitorë vendas e të huaj, vijnë të vëzhgojnë nga afër shpendët e shumtë që kanë zbritur kohët e fundit në këtë park të mbrojtur më së miri.
Objektivi kryesor është Pelikani Kaçurrel, por jo vetëm ai, janë edhe shpendë të tjerë të shumtë deri tek mjelmat ose flamingot që gjallojnë në strugat e ëmbla dhe buajtë e zinj, si një specie që preku çastin e zhdukjes para disa viteve, por që falë kujdesit dhe përkushtimit  të blegtorëve vendas mundi të shpëtonte si një specie e rrallë e zonës.
Tashmë vizitorët nuk janë kurioz të shlodhen në bregdet apo të shëtisin në pyllin e veçantë me pisha të buta, të shijojnë peshkun apo ngjalat e shijshme të Kënetës së vrojtim1Karavastasë, por ata mund të vëzhgojnë edhe shpendë të ndryshëm në jetën e tyre të egër.
Zbatimi i moratoriumit 2 vjeçar në këtë zonë ka sjellë një rigjallërim të faunës së egër. Por një vlerësim optimal duhet bërë edhe për Drejtorinë Pyjore të Lushnjes dhe drejtorin e saj, Ardian Koçi, që kanë punuar me përkushtim për ta kthyer Parkun edhe në një atraksion turistik.
Flamingot dhe pelikanët kaçurrelë që popullojnë lagunën e Karavastasë po tërheqin më në fund  edhe vëmendjen e mediave botërore dhe të turistëve të natyrës së egër.
Pelikanët kanë qenë të rrezikuar në të gjithë botën përgjatë dekadave të fundit për shkak të perceptimit se ata konkurojnë me njerëzit për peshkim nëpër lagunat e pasura, një perceptim ky që hidhet poshtë nga shkenca biologjike, e cila thotë se në fakt, llojet e peshqve të pëlqyer nga pelikanët janë të ndryshëm nga ata që peshkohen nga njerëzit. Këta shpend të mëdhenj, krijojnë një emocion të veçantë te shikuesi kur ngrihen në fluturim.
vrojtim2Me përmasa nga 160 deri në 190 centimetra dhe me hapje krahësh mbi tre metra, ky është një nga zogjtë më të mëdhenj në botë.
Pelikanët shqiptarë ishin pothuajse drejt zhdukjes në vitet 1990, por janë rigjallëruar si pasojë e përpjekjeve të vazhdueshme të konservacionistëve për të shpëtuar grupimin e vogël që numëron vetëm disa dhjetëra të tillë. Çdo fundjavë vizitorë të shumtë popullojnë parkun e Divjakës ku objekt bëhet vëzhgimi i shpendëve të shumtë e të veçantë që popullojnë këtë lagunë. Mbase ka ardhur koha që Ministria e Turizmit të shikoj edhe nga “turizmi i vëzhgimit”, si një aset tjetër në turizmin shqiptarë.
Një vend me hapësira të mëdha natyrore dhe me njëvrojtim3biodiversitet të veçantë, vendi ynë mund të bëhet mjaft tërheqës edhe për turizmin e vëzhgimit.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate