Fshati i Thethit, eshte nje prej atraksioneve me interesante turistike dhe me te preferuara nga turistet ne vendin tone megjithate ka problematika te shumta sa i takon infrastruktures. Gjatë muajve të verës, fshati malor i Thethit, arrihet me vështirësi përgjatë një rruge te veshtire per tu pershkuar me automjet. Por edhe gjatë të gjithë muajve të dimrit, për shkak të dëborës që nuk pastrohet kurrë, i vetmi mjet i disponueshëm për të shkuar atje është ecja më këmbë. Shqetesimin per kete situate e theksojne edhe banoret e zones qe perfitojne te ardhura te konsiderueshme nga turizmi atje. Mungesa e pastrimit të rrugës si dhe fakti që ajo mbetet e paasfaltuar vijon t’i mbajë turistët larg për më shumë se gjysmën e vitit nga Thethi. http://radiotravel.al/index.php?option=com_k2&view=item&id=83573:fshati-theth-edhe-pse-i-preferuar-vuan-per-infrastrukture&Itemid=575
Nessun commento:
Posta un commento