24 aprile 2015

Bashkëpunim rajonal për fuqizimin e perspektivës së turizmit " konferenca e XIII-te e Adriatika-Joniane

-Konferenca e XIII-të të Kryetareve të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane-
dule1TIRANE, 24 Prill/ATSH/- Bashkëpunimi i rajonit për të fuqizuar perspektivën e turizmit si dhe dimensioni parlamentar në arritjen e objektivave të Nismës Adriatiko- Joniane, ishin cështjet e diskutuara në konferencën e XIII-të të Kryetareve të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane, që u zhvillua në datat 22-23 prill në Neum të Bosnje Hercegovinës.
Nënkryetari i parlamentit, Vangjel Dule i cili përfaqësoi parlamentin në këtë aktivitet, në e diskutimin e tij vuri në dukje përpjekjet dhe arritjet gjatë presidencës së Shqipërisë të Nismës Adriatiko- Joniane të vitit të shkuar.
Në lidhje me zhvillimin e turizmit, Dule nënvizoi faktin se për herë të parë Shqipëria është pjesë e një strategjie makro-rajonale e mbështetur nga Bashkimi Europian.
“Strategji efektive është të ofrosh një paketë rajonale sesa disa të tilla nacionale. Kjo nënkupton krijimin gradual të brandit Adriatiko-Jonian, i cili do të behet një destinacion atraktiv në sytë e vizitoreve”, tha ai.dule
Në lidhje me dimensionin parlamentar në Nismën Adriatiko-Jonian, Dule theksoi se parlamentet kanë një rol kyç në të dhe duhet të ushtrojnë ndikimin e tyre në qeveritë respektive që jo vetëm të garantojnë pjesëmarrjen, por ti japin përmbajtje konkrete bashkëpunimit tonë.
Duke konkluduar, Nënkryetari risolli në vëmendje të pjesëmarrësve propozimin e Shqipërisë për të gjetur mënyrën e një përfaqësimi parlamentar në Sekretariatin e Përhershëm Adriatiko-Joniane./a.gegvataj/http://www.ata.gov.al/bashkepunim-rajonal-per-fuqizimin-e-perspektives-se-turizmit-255005.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate